• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na çoni edhe në një ferr, vetëm larg Thumanës”/ Banorët në kërkim të jetës së re: Jo në atë vend ku pallatet shkatërruan për 30 sekonda

by Java News
07/12/2019 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thumana nuk po mundet të gjejë qetësinë dhe sigurinë për të jetuar në shtëpitë që i rezistuan me dëme të vogla tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që la 51 viktima, 24 prej të cilëve nën rrënojat e pallateve të shembura në Thumanën e varfër të Fushë-Krujës.

Pallati ku u shua familja Greku dhe shumë të tjerë, ishte shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i një viti më parë, në korrik. Trandafile Greku, kunata e Pëllumb Grekut që humbi jetën nën rrënoja me bashkëshoren Çeliken dhe djalin, Saimirin, thotë se njëri nga djemtë e kunatit emigroi në Francë nga frikë për të qëndruar në atë pallat dhe nga pamundësia për të marrë një banesë me qira diku tjetër. Thumana i kujton tragjedinë e familjes së saj, të kunatit, që thotë se e quante vëlla, arsye për të cilën nuk do të jetojë më në atë zonë. Më çoni edhe në një ferr thotë ajo e përlotur – vetëm të jetë larg atyre pallateve që u shkatërruan në 30 sekonda.

“Burri im ka humbur vëllain, nusen e vëllait dhe djalin e vëllait. Ato pallate para dy vjetësh thanë që janë të banueshme. Sa mori arratinë djali i kunatit tim dhe iku në Francë se nuk ishte i zoti të paguante qiranë, dhe i thanë që është i banueshëm. Kur erdhi puna pallati u shemb.  Si mund të hymë ne në atë pallat. Unë nuk e shoh dot Thumanën jo më të hyj në atë pallat që është i pabanueshëm, në ato rrënoja. Kur kam parë unë vëllain e burrit se e quaj si vëlla, unë nuk e dua jetën aty më çoni në një ferr të jetë sa më larg vetëm në atë pallat jo, nuk jetohet. U shemb. Kur na merrnin në telefon nga Franca nuk ishim të zot të jepnim përgjigje. Djali i vëllait iku se i thanë dil me qira, Doriani me Danielën vet i katërt, dhe ikën atje, dhe nuk gjeti dot as të atin as të ëmën as vëllain që e kishte si dritën e syve, krah të djathtë. Edhe tani na thonë pallat i banueshëm dy katësh, por si mund të futem unë në atë pallat”, shprehet për Report Tv, kunata e Pëllumb Grekut.

Trandafile Greku

Disa prej pallateve dhe banesave tashmë mbajnë shiritin e verdhë, të vendosur nga grupet inspektuese të ekspertëve shqiptarë e të huaj, që do të thotë se ato janë të riparueshme dhe nuk duhen shembur. Por banorët, të strehuar nga shteti në Shëngjin, nuk gjejnë dot guximin të futen brenda tyre.

“Pallati im dhe një tjetër në qendër mendohet që do të restaurohen. Shtëpia është një katastrofë totale. Kemi shpëtuar vetëm ca rroba që nuk konsiderohen fare. Ne nuk na i mban të shkojnë në shtëpi, shqip ta them. Dua të rindërtohen pallatet tona. Çdo gjë që duam është të kemi një strehë, sikur edhe në tokë të flemë, ama duam shtëpinë tonë” , shprehet një banore.

“Si të futemi ne brenda kur edhe pallatet e tjera kur ra tërmeti vjet kështu ju thanë, do ju rregullojmë, i mbyllën ato vrima. Janë shuar shumë familje aty, edhe ashtu të ndodhë edhe me ne? Absolutisht, unë nuk shkoj me jetu aty me e dit se shkoj rri jashtë aty në breg të detit. Nuk i çoj fëmijët aty me i mbyt me dorën time”, thotë një zonjë.

“Çdo gjë ka lëviz, edhe një tërmet tjetër duam ne, u shfarosëm fare si 24 viktimat në Thumanë”, thotë e frikësuar një tjetër banore e Thumanës.

Në qendër të Thumanës janë edhe dy pallate të cilët banorët i quajnë “Kullat binjake”. Edhe pse janë shpallur të banueshëm nga raportet paraprake, banorët thotë se ndihen të rrezikuar.

“Kjo do ndodhë akoma edhe me dy pallatet që janë akoma si dy kullat binjake në qendër të Thumanës”, thotë një zonjë.

“Disa shtëpi janë bërë me të verdha dhe thonë do të riparohen. Ne frikë kemi të hyjmë se çfarë na ka parë syri në ato rrënoja, veç o zot”, shprehet një tjetër banore.

“Ai pallat që në ’50-ën pa rënë tërmet është bërë për tu shembur. Kemi shumë frikë, nuk futemi dot aty”, tregon për Report Tv një banore.

Edhe pse pallatet e tyre nuk u shembën, banorët kanë marrë dëmtime, siç është kjo zonjë, e cila në mesin e errësirës që u krijua me ikjen e energjisë elektrike gjatë tërmetit, ende nuk e di se çfarë i ka rënë në kokë. Dëshmi e atij tërmeti të frikshëm është fashoja që mban afër syrit.

“U vrava tek pallati, nuk e pashë çfarë më ra, se ishte në terr”, thotë ajo.

Në Shëngjin janë akomoduar në disa hotele qindra banor të Thumanës dhe Kurbinit, të cilët mbetën pa një çati mbi kokë nga tërmeti i 26 nëntorit, apo me shtëpi të dëmtuara. Me shpresën se këtë radhë shteti do të jetë në këmbë dhe do të hedhë sytë nga siguria e jetës së tyre, banorët presin të ndërtojnë të ardhmen e tyre larg Thumanës./ shqiptarja.com

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Ekzekutimi i ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO-së rikthen në burg Erlis Dukën, ja me sa vite burg u dënua!

November 25, 2026
EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që tentuan të vidhnin vilën e Princit William dhe Kate Middleton në Britani! Detajet e hetimit policor

EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që tentuan të vidhnin vilën e Princit William dhe Kate Middleton në Britani! Detajet e hetimit policor

November 25, 2026
Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!

Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!

November 25, 2026
“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

“Nuk më shantazhojnë dot”- Spiropali: Le të bëjnë 150 kallëzime në SPAK, nuk kam asgjë për të fshehur!

November 25, 2026
Një protestë ndryshe, studentët ngjisin pankarta në korridoret e Politeknikut: Ku do arsimohet ky brez i “TikTok”-ut…?!

Një protestë ndryshe, studentët ngjisin pankarta në korridoret e Politeknikut: Ku do arsimohet ky brez i “TikTok”-ut…?!

November 25, 2026
Guardiola dhe prapaskena e refuzimit të kombëtares italiane: Më erdhi turp, po të ishte përpara disa vitesh…

Guardiola dhe prapaskena e refuzimit të kombëtares italiane: Më erdhi turp, po të ishte përpara disa vitesh…

November 25, 2026
Tabaku takon ministrin gjerman për Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Mbetet partner i rëndësishëm në këtë rrugë!

Tabaku takon ministrin gjerman për Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Mbetet partner i rëndësishëm në këtë rrugë!

November 25, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Shqipëria – e vetme dhe në krizë

November 25, 2026
Samiti i zgjerimit në Bruksel/ BE dhe Ballkani Perëndimor diskutojnë integrimin, reformat dhe sigurinë e rajonit! Përfitimet e Shqipërisë

Samiti i zgjerimit në Bruksel/ BE dhe Ballkani Perëndimor diskutojnë integrimin, reformat dhe sigurinë e rajonit! Përfitimet e Shqipërisë

November 25, 2026
“Nuk heq dorë nga mandati i deputetes”- Spiropali në konferencë: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh!

“Nuk heq dorë nga mandati i deputetes”- Spiropali në konferencë: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In