• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët të parët në Europë, 13 mijë myslimanë u konvertuan në të krishterë

by A R
28/04/2016 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një Studim me titull “Besimtarët në Krisht me të kaluar myslimane: Një Census global”, me autorë Duane Alexander Miller, nga Universiteti “St. Mary’s” në San Antonio, Texas dhe Patrick Johnstone, nga WEC International Singapore, e nxjerr Shqipërinë në vendin e parë në Europë, mes besimtarëve të krishterë, të cilët janë konvertuar si të tillë pasi më parë kanë qenë myslimanë.

“Që nga vitet 1960”, shkruajnë autorët, “ka patur një rritje domethënëse në numrin e konvertimeve nga Islami në Kristianizëm. Pjesa më e madhe e këtyre konvertimeve ka qenë në formën e Kristianizmit evangjelist apo Pentekostal, por ka patur edhe konvertime në kristianizmin katolik apo ortodoks, ndërkohë që disa të konvertuar të tjerë, deklarojnë se vazhdojnë që të mbeten, në një farë mënyre, edhe myslimanë edhe ndjekës të Jezusit”.

Studimi i gjatë, linkun e të cilit mund ta gjeni nëse klikoni KETU, shpjegon në hollësi se si dy autorët kanë siguruar vlerësimet dhe shifrat e të konvertuarve, kompleksiteti i kësaj pune, si dhe një listë të shteteve, të ndarë sipas kontinenteve, me numrin e besimtarëve në Krisht, të cilët kanë një të kaluar myslimane. Studimi përfshin edhe grafikë me vlerësime maksimale, minimale dhe mesatare të kësaj popullsie, që nga viti 1960 e deri më sot. Kërkimet për studimin, sipas autorëve, kanë nisur që në vitin 1960, kur Patrick Johnstone nisi që të mbledhë informacione mbi përmasën dhe natyrën e komuniteteve kristiane në vende të ndryshme të botës. Kjo rezultoi në gjashtë botime të librit “Operacioni Botë”, autor i të cilit është Johnstone.

Qëllimi i këtij libri ka qenë të ofrojë një profil të secilit vend në botë, duke përfshirë edhe informacione për ndarjen etnike dhe fetare. Sipas studimit, Shqipëria është mes 4 vendeve të para në Europë, për numrin e të krishterëve me të kaluar myslimane. Autorët vlerësojnë se janë 13 mijë shqiptarë të konvertuar në besimtarë të Krishtit. Vendin e parë e mban Bullgaria me 45 mijë besimtarë, vendin e dytë Mbretëria e Bashkuar me 25 mijë besimtarë, ndërkohë që pas saj renditet Gjermania me 15 mijë besimtarë. Sa i përket Kosovës, sipas studimit, besimtarët e konvertuar në kristianizëm, me një të kaluar myslimane, kanë qenë 2000./ bota.al

harta4

Next Post

Prezantohen qentë e Policisë, Çako: Mundësi e shtuar në garantimin e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In