Ish-deputeti Myslym Murrizi është një nga “xhaketat e vjetra” që rikthehen në Kuvendin Kombëtar të PD që do të mbahet këtë të shtunë, thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.
Ai është një nga kandidatët në listën me 420 emra për Këshillin Kombëtar të PD.
Duke folur për gazetarin e “Panorama”, Mariglen Kume, Murrizi tha “rikthimi është në shtëpinë time të cilës i kam dhënë kontribut nga dhjetori 90, në vitet e vështira 97-2005 deri në shkurt 2019. Nuk kam ardhur për sehir, kam ardhur për të dhënë kontributin tim maksimal për të mundësuar dhe një herë ardhjen e PD në pushtet”.
Kujtojmë që Murrizi ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017 nga listat e PD-së. Ndërkohë në vitin 2020, ai themeloi forcën e tij politike “Lëvizja Demokratike Shqiptare”.
/a.r
I tha gazetarit ….. po gazetari pse nuk e pyeti: c’behet me partine qe krijove?