• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mynyr Koni: Me Dhori Kulen ka marrë fund miqësia e vjetër, ja shkaqet

by Java News
19/02/2018 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Universitetin e Tiranës sot nuk ka paqe. Dy struktura paralele për menaxhimin e universitetit, në fushën akademike dhe atë financiare, Ligji i ri për Arsimin e Lartë i ka nxjerrë sot në fushëbetejën për më shumë kompetenca.

Bëhet fjalë për rektorin dhe administratorin, senatin akademik dhe bordin e administrimit. Së paku, këto janë ato që duken.

Çështja u implikua më tepër kur javën e kaluar katër dekanë, nga gjashtë fakultete që ka Universiteti i Tiranës, bënë publik lajmin se prej kohësh i kishin kërkuar ministres shkarkimin e rektorit, Mynyr Koni, duke u pozicionuar kështu hapur në palën tjetër të konfliktit.

Në një intervistë për “Panorama”, rektori Koni sqaron arsyet që qëndrojnë pas këtij qëndrimi dhe rrjedhën e përplasjes me debatet dhe pakënaqësitë midis tyre.

Dhori Kule ka qene mbeshtetesi kryesor i Mynyr Konit ne garen per Rektor te Universitetit dhe kur pyetet se cfare e prishi miqesine e tyer, Koni pergjigjet: “Dhori Kule kërkon që ku të jetë ai, të jetë dhe pozicioni. I bie që sipas gjykimit të tij, rektori të jetë tashmë te Fakulteti Ekonomik.

Dhori Kule më ka mbështetur në procesin zgjedhor, është një fakt që s’e mohoj kurrë, por tashmë duket e qartë arsyeja përse më paska mbështetur.

Sa u përket numrave, unë kam fituar mbi 270 vota më tepër. Po ia fal ato 100 vota, përsëri shpallem fitues. Unë vlerësoj dhe respektoj në maksimum kolegët e mi, që më kanë votuar dhe do luftoj deri në fund për të mbrojtur stafin akademik dhe studentët e Universitetit të Tiranës”.

Sipas tij “ata gjithashtu kanë tentuar të pengojnë funksionimin e strukturës së auditit. Edhe Ministria e Financës ka marrë përsipër të interpretojë Ligjin e Arsimit sipas dëshirës së Dhori Kules. Kjo tregon suportin dhe lidhjet përkatëse të tij.

Në fund të vitit 2016 është bërë një auditim mbi përdorimin e fondeve në shërbim të rrjetit të ekselencës, i cili është një NGO private dhe janë përdorur fonde nga universiteti në mbështetje të saj.

Dalja nga ky auditim që u bë, shkaktoi reagim të bordit dhe Dhori Kule&Co, të cilët me veprimet e tyre krijuan pengesa për veprimtarinë e Rektoratit”.

Next Post
Trupa pedagogjike prezanton sot anëtarët për KLGJ dhe KLP

PD kërkon komision hetimor ndaj Kuvendit, mblidhet Konferenca e kryetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In