• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mynih , Wang Yi : Një botë më e sigurt, dëshira e fortë e gjithë popujve

by Java News
20/02/2023 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nepërmjet diplomatit të lartë Wang Yi, drejtor i Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, në Konferencën e Sigurisë në Mynih , Kina ka ritheksuar qëndrimin e e saj për zhvillimin paqësor, duke bërë thirrje për krijimin e besimit të ndërsjellë për një botë më të sigurt.

“Duke qëndruar në një udhëkryq të historisë, shoqëria njerëzore nuk duhet të ecë përsëri në rrugën e antagonizmit, ndarjes e konfrontimit dhe duhet të mos bjerë në kurthin e ‘lojës ku fituesi i merr të gjitha’, të luftës e të konfliktit,” theksoi ai në fjalimin e vet.
Sipas diplomatit të lartë kinez, një botë më e sigurt është dëshira e fortë e të gjithë popujve, është përgjegjësia e përbashkët e të gjitha vendeve dhe, ç’është më e rëndësishmja, është drejtimi i duhur për përparimin e kohës sonë.
“Për një botë më të sigurt, ne të gjithë duhet të ngulim këmbë në respektimin e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të të gjitha vendeve, në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut e konsultimeve, në rikthimin e qëllimeve e parimeve të Kartës së OKB-së dhe në rolin kyçe të zhvillimit,” tha Wang.

Duke vënë në pah se Kina e Europa janë dy fuqi, dy tregje dhe dy qytetërime të mëdha në procesin e multipolarizimit, Wang u shpreh se zgjedhjet që bëjnë ato janë shtylla që përcakton drejtimin nga do të shkojë bota.
Ai e nxiti palën europiane të punojë me palën kineze për të ndërtuar bashkë një botë më të sigurt.
Sipas Wang Yi-së, Kina do të shtjellojë në një dokument qëndrimin e vet mbi zgjidhjen e krizës së Ukrainës me mjete politike dhe do të publikojë Konceptin e Nismës së Sigurisë Globale për të propozuar më shumë iniciativa për trajtimin e dilemave të tanishme të sigurisë.
Rreth 150 zyrtarë të lartë, duke përfshirë krerë të 40 vendeve e qeverive dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare, po marrin pjesë në konferencën treditore për të diskutuar mbi sfidat dhe problemet e sigurisë globale, si konflikti Rusi-Ukrainë. Por, për herë të parë në dy dekada, liderët rusë nuk u ftuan në këtë veprimtari.
Teksa të gjitha palët kanë theksuar nevojën për të mbrojtur sovranitetin e tërësinë territoriale mbi çështjen e Ukrainës, ky parim duhet të zbatohet edhe për sa i përket problemit të Tajvanit, tha Wang Yi.
Ai vuri në dukje se nuk duhet të ndiqen standarde të dyfishta kur flitet për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës.

Kina “as nuk ka ndenjur duarkryq dhe as i ka hedhur benzinë zjarrit” lidhur me krizën në Ukrainë, por ka bërë gjithmonë thirrje për paqe dhe dialog, theksoi diplomati i lartë kinez kur iu përgjigj pyetjes për çështjen e Ukrainës.
“Sugjeroj që çdokush të fillojë të mendojë me gjakftohtësi, sidomos miqtë nga Europa, se çfarë përpjekjesh mund të bëjmë për ta përfunduar këtë luftë”, tha Wang Yi.

 

 

Next Post
Asfaltohet rruga pas Bankës së Shqipërisë/ Veliaj: ‘Unaza e vogël’ me tapet të ri; Terminal për urbanët pas Teatrit të Operas dhe Baletit

Asfaltohet rruga pas Bankës së Shqipërisë/ Veliaj: ‘Unaza e vogël’ me tapet të ri; Terminal për urbanët pas Teatrit të Operas dhe Baletit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In