• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Myftiu i Shkodrës: Të futet edukata fetare si lëndë në shkolla, të mësojmë për Zotin

by Os De
15/09/2025 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për media, Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, foli në lidhje me ngjarjet kriminale që kanë tronditur qytetin në ditët e fundit.

Në këtë kontekst, Myftiu hodhi një propozim të rëndësishëm për të reflektuar mbi rolin e fesë dhe edukimit shpirtëror në shoqëri duke shprehur idenë për futjen e një lënde të edukatës fetare në shkolla, e cila do t’u mësojë fëmijëve për ekzistencën e Zotit.

Myftiu Sytari theksoi se kthimi drejt Zotit dhe edukimi mbi besimin janë thelbësorë për të ndalur degradimin moral që, sipas tij, sjell pasoja të drejtpërdrejta në shoqëri.

Ai theksoi se bashkë me përfaqësues të besimeve të tjera fetare, kanë ngritur zërin prej vitesh për përfshirjen e një lënde mbi edukatën fetare në shkolla, me qëllim që fëmijët të mësohen me koncepte themelore si ekzistenca e Zotit dhe përgjegjësia shpirtërore.

“Prej vitesh kemi ngritur zërin, bashkë me fetë e tjera, pranë autoriteteve të vendit, që lënda e edukatës fetare, e mësimit të besimit, të jetë pjesë e kurrikulave të arsimit. T’u mësohet fëmijëve që ka Zot. Thirrja ime dhe mesazhi im është që njerëzit të kthehen nga Zoti” – u shpreh ai.

Duke respektuar karakterin laik të sistemit arsimor, Myftiu theksoi se fetë nuk janë në kundërshtim me dijen dhe shkencën, përkundrazi – ato e nderojnë dijen si një dhuratë hyjnore.

“Ne e respektojmë shkollën si laike, të gjithë e kemi bërë atë. Por dijen e kemi të shenjtë. Këtë dije na e ka shenjtaruar Ai Zot që ne nuk kemi kurajon ta lejojmë të hyjë në shkollat tona. Ai Zot na e ka dhënë jetën, Ai Zot e ka shenjtëruar dijen.”

Në fund të intervistës, mesazhi i Myftiut ishte i qartë: Kthimi tek Zoti dhe edukimi shpirtëror janë rrugë të domosdoshme për një shoqëri të shëndetshme dhe të sigurt.

Next Post
“Një rastësi e bukur”, Rama komenton rastin e rrallë të 10 mamive shtatzënë te i njëjti maternitet

“Një rastësi e bukur”, Rama komenton rastin e rrallë të 10 mamive shtatzënë te i njëjti maternitet

Comments 2

  1. ccc says:
    6 months ago

    Jo, ne asnje menyre jo. Arsimi publik duhet mbajtur larg cdo ngjyrimi e ndikimi fetar! Perndryshe u sherbehet agjendave percarese, destabilizuese e antikombetare!

    Reply
  2. Januz Paloka says:
    6 months ago

    Qysh në kohë të zogut, kur minister i aresimit ishte i madhi Mirash Ivanaj, shkolla ka qenë laike, e ndarë nga feja.
    Seicila fé, të hapë shkollën e sajë, sipas përkatësisë, muslimane, katolike apo ortodokse dhe nuk i pengon njeri.
    Feja në shkollat tona laike, nuk ka vënd. Kjo është e sanksionuar qysh në kohë të Zogut.
    Se kështu, njerëz të mdryshëm, me prinder të feve të ndryshme, i takon të mesojnë të dy fetë. Bile, bile, një javë të mesojnë fenë e së ëmës, dhe një javë të mësojë fenë e tet.
    Ju uroj shendet zoti Myfti.
    Mos u fut në teritore, ku nuk keni kapacitetet intelektual për argument.

    Reply

Leave a Reply to Januz Paloka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Eklipsi total i Hënës tek Virgjëresha, çfarë pritet të sjellë te shenjat e Horoskopit

March 2, 2026
Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

March 2, 2026
“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In