• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Myfarete Laze: Jeta si këngëtare në komunizëm dhe pse qava në zyrën e Ramiz Alisë

by
13/09/2015 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja e njohur, Myfarete Laze, ka rrëfyer jetën e saj si këngëtare në komunizëm, për shkak edhe të biografisë së keqe.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ajo tregon se gjyshi i saj, Mile Xhafo Laze ishte pushkatuar pas marrjes së pushtetit. Për këtë arsye, ishte e vështirë për të hyrë në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.

“Ne si familje u zhvendosëm në Shkodër, nga Saranda. Ishte fat se falë qytetarisë e shpirtit artdashës të banorëve të këtij qyteti, ndërhyrjes së Bilal Parrucës, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Shkodrës, që hyri garant për familjen time, arrita të futem në shkollën “Prenk Jakova”. Kjo asht’ qytetaria shkodrane dhe shpirti i tyre për jabanxhinjtë”.

Falë ndihmës edhe të Osman Mulës, ajo arriti të depërtojë edhe në festival, ku do këndonte “Nën kurorën e ullirit” me Lindita Theodhorin. Festivali zhvillohej tre netë dhe ajo i kaloi dy netët e para pa problem, derisa ndodhi ajo që priste.

“Ne futeshim në sallën e festivalit dy orë para, se bënim grimin, rregulloheshim. Kur sapo do hyja në derën e pasme të sallës, roja më thtoë se do të kalosh tek kjo dhoma tjetër dhe do të takosh Marash Hajatin, drejtorin e Televizionit. Shtanga! “E dija, ndodhi,” thashë me vete. Kur shkova aty, drejtor Marashi, një burrë fisnik dhe autoritar, pasi më përshëndet me përzemërsi, më thotë se na pret Ramiz Alia në KQPPSH. Por mos u shqetëso. Ramizi më parë kishte marrë në telefon Çesk Zadenë dhe e kishte pyetur se si kisha mundur të hyjë në festival.

Nisemi direkt me makinën e tij për në KQ. Te dera, roja menjëherë i tha Marashit: Shkoni se shoku Ramiz ju pret. U ngjitëm me vrap. Në fillim Marashi. Ai ndenji brenda pesë minuta dhe pastaj doli. M’u afrua dhe më tha për çdo gjë, thuaj nuk di gjë. U preva e tëra. Fillova të dridhesha. Nuk e di se si u futa brenda.

Isha gati të më binte të fikët. Sapo futem në zyrë, Ramizi më foli plot mirësjellje. As e mendoja kurrë në jetë se do të shkelja në atë zyrë. Pasi më pyeti se si i kisha nga shtëpia, më thotë: Si munde të hysh në festival.

Po ja, shkova u paraqita në konkurrim, pasi vij nga Shkodra me një biografi të pasur me çmime dhe përfaqësime. Lotët më rrinin vetiu. Mirë, mos qaj. Ke një zë shumë të bukur dhe ke kënduar shumë mirë, më tha. Por ja, nga Konispoli dhe Saranda na kanë ardhur shumë letra për biografinë tënde, dhe më tregoi në dysheme një pirg me letra.

Nuk dija ç’të flisja. Rrija si e hutuar. Ai e kuptoi gjendjen time dhe më thotë: Do të shkosh të këndosh. Këndo bukur. Sa nuk fluturova nga gëzimi. Nisu shpejt, më tha. Pas 20 minutash duhej të isha në skenë. Sa dola në korridor, Marashi më mori për krahu dhe vrapuam si atletë.

Nuk e di se si hyra në sallë, si u vesha dhe çfarë vesha. Por çdo gjë u bë fluturimthi. Dikujt i mora këpucët, dikunt tjetër karficën apo ku di unë.

Një minutë përpara se të përmendej emri im, isha gati ashtu e gjysmuar. Këndova me tërë forcën e shpirtit. Kur mbarova, duartrokitjet nuk kishin të mbaruar. Qava nga gëzimi. Kisha realizuar ëndrrën më të madhe në jetë”.

Next Post

Para vitit 2030, India më e populluar se Kina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

August 26, 2026
KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

August 26, 2026
Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

August 26, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kryengritje e drejtësisë “së re” kundër shtetit për pagat e veta

August 26, 2026
Zyrtare/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares nis aventurën e re si ‘sheik’ në Emiratet Arabe!

Zyrtare/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, mesfushori i Kombëtares nis aventurën e re si ‘sheik’ në Emiratet Arabe!

August 26, 2026
Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!

Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!

August 26, 2026
Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

EMRI/ U dhunua barbarisht nga një grup të rinjsh pse po filmonte në Kakome, 46-vjeçari niset për mjekim drejt Janinës! Pësoi fraktura serioze

August 26, 2026
Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës! Shkak dyshohet…

E rëndë në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët! Policia nis hetimet, dyshimet e para

August 26, 2026
Vendimi i qeverisë, ministrja Koçiu: 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

August 26, 2026
Nesër, Kosova mbi çdo llogari politike

Një vizitë, një buzëqeshje, shumë shtrëngime duarsh… dhe një bilanc që ende mungon!

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com