Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, vazhdon të jetë shumë e fokusuar në karrierë ndonëse edhe këtë vit e filloi me një projekt shumë të suksesshëm muzikor në bashkëpunim me reperin Mozzik.Derisa po shijon suksesin e këtij projekti akoma, i cili tanimë ka kaluar shifrën e 18 milionë klikimeve në YouTube, ajo bën të ditur se po punon në projekte të tjera që pritet të lansohen në ditët në vijim.
Tayna vazhdimisht është e angazhuar në koncerte, prandaj shpesh has edhe në situata të pakëndshme, nga euforizmi i fansave të saj të zjarrtë.Së fundi në rrjetet social po qarkullon një video ku shihet një adhurues duke prekur të pasmet e reperes, teksa ajo vazhdon e qetë performancën.