• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muzgu i opozitës

by Dritan Hila
12/09/2023 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Kur Sali Berisha thoshte se do të rrinte në pushtet derisa të bëhej 100 vjeç, shumëkush kishte frikë dhunën e tij. Një njeri i cili kishte vrarë pa iu dridhur syri në mes të bulevardit dhe që e kishte strukur çdo institucion ose nën sqetull ose nën thembër, nuk ishte çudi. Por ajo që nuk e bënte të besueshëm ishte prania e një opozite si PS-ja, e cila kishte numrat, por mbi të gjitha unitetin dhe agresivitetin në reagimin e saj. Rama ia doli që për çdo veprim të Berishës, edhe atëherë kur ai nuk shkelte rregulla apo ligj, të fuste në lojë mekanizma jo vetëm të politikës, por edhe shoqërisë civile. Reagim për ligje, reagim për rrugë, reagim për prishje muresh apo shatërvanësh, gjithçka që bënte Berisha ishte nën zjarrin e artilerisë së Ramës. Makina e propagandës e Berishës nuk ia dilte dot të krahasohej me efiçencën e asaj të Ramës, e cila në radhët e saj kishte interesaxhinj dhe idealistë.

Dhjetë vite pas ardhjes në pushtet Rama deklaron se projektet dhe vizioni i tij duan kohë deri në vitin 2030 të vihen në jetë. Dhe shumëkush e beson, jo aq shumë për shkak të punëve që ka bërë Rama sesa për një lloj realizëm të elektoratit.
Opozita shqiptare është copë copë. Ata që kanë mendim politik dhe që e dinë si funksionon politika, Berisha dhe Meta, janë të stërkonsumuar nga koha në politikë dhe pavarësisht premtimeve, elektorati e di që asgjë nuk do ndryshojë.
Fjalët e Berishës për revolucione dhe përmbysje, janë të vjetërsuara dhe të tejkaluara nga koha. Vetëm Berisha nuk e kupton këtë.

Pjesa debutuese për të marrë stafetën e Berishës, nën flamurin e tij apo nën flamurë të rinj, çuditërisht nuk ka fantazi fare. Ligjërojnë njësoj si Berisha qëmoti duke treguar se shkolla politike e tij mbetet mbizotëruese në opozitë, por që tashmë prodhon ngelësa në klasë. Më tepër sesa shpresëndjellës janë bezdisës në ligjëratat e tyre. Disa prej tyre duket sikur kanë qenë në hibernacion nga viti ‘90-të dhe janë shkrirë kur u hap Foltorja.
Fraksioni i PD-së që ka trashëguar edhe emrin zyrtar nuk u lejua të rritej. Sulmet e hapura të Berishës dhe uji nën rrogoz i Ramës, e bëjnë PD-në e Bashës më shumë një projekt sesa alternativë.
Votuesi shqiptar e di se tashmë nuk ka revolucione dhe as reforma që mund ta ndryshojnë gjendjen e tij. Oligarkët kanë çelësat e të dy shtëpive, pozitë dhe opozitë. Ajo që presin votuesit është disa rrugë më shumë, disa taksa më pak, çmim më të lirë benzine dhe do Zoti edhe një çikë më shumë rend. Një administratë më efiçente do të ishte e mirëpritur, por askënd nuk e gënjen mendja se do ta sjellë Berisha. Kaq gjë mund t’ua bëjë edhe Rama, ndaj vështirë se në të ardhmen do ketë radhë te kutitë e votimit.

Pavarësisht se propaganda e Berishës mundohet ta paraqesë statusin “non-grata” të liderit si jodomethënëse, ata që votojnë e dinë që kjo punë ka marrë fund dhe askush nuk do ta lejojë Berishën të marrë pushtet.
Një alternativë e cila do të mundte ta trondiste Ramën do të ishte ajo që fliste kundër monopoleve që po ia marrin frymën biznesit të vogël; kundër përqendrimit në tre-katër duar të aktiviteteve që shkojnë nga prodhimi i shisheve të ujit e deri te minierat, portet, aeroportet, tenderët. Por tashmë jemi në fazën që ata që dinë s’duan dhe ata që duan s’dinë. Ndaj të gjithë i kanë sytë te SPAK-u, me shpresën që ky përveçse të merret me politikanët, të merret edhe me ata që ndajnë paranë me politikën.

Next Post
Kroaci/ Luiza Gega shkëlqen në garat e atletikës, thyen një tjetër rekord kombëtar

Kroaci/ Luiza Gega shkëlqen në garat e atletikës, thyen një tjetër rekord kombëtar

Comments 1

  1. Faqe Ndrio says:
    3 years ago

    Din shumi
    Din paku,
    Ka dalë SPAKU
    Ka dalë ASPAKU,
    Është këthyer në SSSSKAP,
    Që ujku plak,
    Sali Berisha,
    Torollit bythën,
    Me këta SPAK-ista,
    Duke i ndersyer
    Me ndjellje qënsh,
    SSSSSKAP këtu,
    SSSSKAP atje,
    Bythën po ruan,
    Për SPAK,
    Pikërisht bythën.
    Ai S’e rruan…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In