• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muzeu privat ekspozon 40 flamuj të rrallë shqiptarë

by Aalison Pearse Stevens
28/07/2016 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një muze privat për flamujt e rrallë shqiptarë është propozimi i koleksionistit Shpëtim Sala, i cili prej një kohe të gjatë i është kushtuar mbledhjes së relikeve të shumëllojshme. Muzeu pritet të ketë 40 flamuj që datojnë nga viti 1905 deri më 1944, të ruajtur nga familja Sala e Toptani.

Veç tyre, në muze do të ekspozohen edhe objekte të tjera si ballë arke me gdhendje shqiponje, qëndisma me shqiponjë, si dhe objekte të tjera që datojnë që nga shek. XVIII. Sala vëren se një pjesë e madhe e tyre përfaqësojnë rrugëtimin nëpër shekuj të flamurit kombëtar shqiptar.

Ndonëse ende nuk është zgjedhur vendi i muzeut, koleksionisti thotë se, “jemi në një kërkim të një ambienti të përshtatshëm, i cili pasqyron edhe vlerat e këtij muzeu, si i pari muze privat mbi flamurin në Shqipëri”.

– Sa flamuj do keni në muze?

Në muze do të kemi rreth 40 flamuj.

– Cilët janë këta flamuj, në cilat ngjarje historike kanë qenë?

Flamujt datojnë nga viti 1905 e deri në vitin 1944. Ato janë shpalosur në ngjarje të ndryshme përkujtimore, mes të cilëve po përmend flamurin e vitit 1905, i cili ka marrë pjesë në kryengritjet në veri të Shqipërisë, flamurin e klubit “Gjuha Shqipe”, Shkodër të vitit 1910 si edhe flamurin e realizuar në vitin 1908 nga Shoqëria “Besa Besë”, ardhur nga Amerika në Korçë. Ky flamur ka marrë pjesë në lëvizjet kryengritëse të Korçës.

– Cila është historia pas tyre? Ku janë ruajtur dhe nga kush?

Një pjesë e tyre janë ruajtur nëpër familje si: familja Sala, familja Toptani, etj.

– Ku mendoni ta hapni muzeun?

Për momentin nuk e kemi zgjedhur akoma përfundimisht vendin. Jemi në një kërkim të një ambienti të përshtatshëm, i cili pasqyron dhe vlerat e këtij muzeu, si i pari muze privat mbi flamurin në Shqipëri.

– Cila është sipas jush vlera monetare e tyre?

Për sa i përket kësaj pyetjeje, më vjen keq sepse nuk mund të japim një informacion të saktë sepse as regjistrimi i tyre në QKIPK nuk ka përfunduar akoma. Megjithatë, dimë të themi siç edhe kuptohet se vlera e këtij koleksioni është tepër e madhe dhe e pazëvendësueshme.

– Cili është flamuri më i vjetër, i cilit vit?

Flamuri më i vjetër është një flamur i kryengritjeve në zonën e veriut të Shkodrës, i vitit 1905.

– Në tërësi, këta flamuj kur datojnë? Më të hershmit cilët janë?

Flamujt datojnë nga viti 1905 deri në vitin 1944. Përveç flamujve, muzeu do përqendrohet edhe në larmishmëri materialesh të rëndësishme historike, që mbështesin rrugëtimin e flamurit nëpër shekuj. Përveç këtyre, do përfshihen edhe objekte të tjera, si p.sh. ballë arke me gdhendje shqiponje, qëndisma me shqiponjë, si dhe objekte të tjera që datojnë që nga shek. XVIII.

– A ka ndonjë prej flamujve që përbëjnë një lloj zbulimi historik, ose i japin tjetër informacion historisë?

Një pjesë e madhe e tyre përfaqësojnë rrugëtimin nëpër shekuj të flamurit kombëtar shqiptar.

-Ne çfarë gjendjeje fizike janë? A kanë nevojë për restaurim?

Flamujt janë përgjithësisht në gjendje të mirë fizike, por përsëri kanë nevojë për konservim dhe restaurim.

– A e keni koleksionin tuaj të regjistruar, të certifikuar?

Pra, a e keni të deklaruar në QKIPK? Momentalisht jemi në proces certifikimi. Nuk e kemi përfunduar akoma regjistrimin në QKIPK.

BW/d.i.

fl2fl3fl4fl6flamur

Next Post

Shtatë deputetët e opozitës kosovare, shpejt para gjyqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In