• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muzeu i pushtetit

by Artur Ajazi
15/09/2022 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lufta e PD për të ardhur në pushtet, ka gjasa të ndizet me afrimin e datës së zgjedhjeve të reja lokale. Rezultati i atyre zgjedhjeve, do ta gozhdojë Berishën  si kryetar partie, ose zhbirillojë përfundimisht, pasi ka  të gjitha shanset të humbasë dhe jo të fitojë. Veç Shkodrës (edhe ajo e diskutueshme) Sali Berisha do ta shohë me “dylbi” kësaj here edhe Tropojën, Kukësin, Dibrën, etj. Kjo pasi Tiranën, Durrësin, Elbasanin dhe bashkitë e tjera, thuajse janë prosocialiste qysh tani. Partia Demokratike është në fazën e “terepisë intensive”, nga ku e ka futur Sali Berisha. Duan pushtetin, duan rrëzimin e Ramës, prishin punimet e Kuvendit dhe seancat parlamentare, kërkojnë në arkiva dosje dhe dokumentacion mbi investimet, por pa gjetur më kryesore, rrugën drejt votës së lirë. Sali Berisha mbetet shpikësi i vetëm, i mbajtjes së pushtetit me vota të vjedhura.

Zgjedhjet e përgjithshme të 26 Majit 1996, dhe ato lokale të Tetorit po atij viti, ishin shembulli më i mirë se si, Partia Demokratike vodhi dhe bleu votat me banda të armatosura. Ishte e para forcë politike në Shqipërinë postkomuniste, që vodhi votat, rrahu komisionerët, dhunoi brutalisht opozitën në rrugë, lokale, sheshe, banesa, dhe deri në selinë e saj.Partia Demokratike e Sali Berishës, do ti duhet të hapë muzeun e pushtetit, për ti treguar ndër vite pasardhësve të saj bëmat, gabimet dhe krimet që kanë bërë drejtuesit e asaj partie. Muzeu i pushtetit, do të jetë memorja më e mirë, që do ti kujtojë më të rinjtë e asaj force politike të ndryshojnë mentalitetin dhe largojnë mbetjet e ish-liderit historik. Gjithë shpura e asaj partie është një muze i gjallë  i politikës sot. Rama tallet sot me Berishën, ashtu siç është tallur me dje Bashën. Kryeministri nuk ka kohë për “muzeun e Berishës”, por pak minuta të shtrenjta i harxhon në Parlament duke u kujtuar mbështetësve të ish-liderit se “me ju më bashkon vetëm  dëshira e mirë për t’ju këshilluar të ktheni rrugë sa nuk është vonë”. Me Sali Berishën kryetar PD dhe opozite, Edi Rama rri edhe 20 vjet  të tjera në pushtet, kurse me punën që ka bërë në këto 3 mandate për interesin e vendit dhe të shqiptarëve, ai  rri edhe 30 vjet të tjera në pushtet me votë të lirë. Një e keqe e madhe, që ka mbuluar atë parti pas marrjes me dhunë edhe të selisë nga Sali Berisha, mbeten “këshilluesit” apo analistët e Plepave, që i kukurisin gjithë ditën ish-liderit historik (pasi marrin zarfin) se “vetëm ti  e hedh tuç Ramën, je më i fortë se kurrë Doktorr, gjithë populli të do”, etj budalliqe që do ti kishte zili edhe Kim Yong Un i Koresë së Veriut. Por pavarsisht  kësaj, vendi pa një opozitë të përgjegjshme në demokraci, është një alarm i fortë për zhvillimet dhe proceset integruese.

Shqipëria është anëtare e KiE, anëtare e NATO-s, dhe pret pas çeljes së negociatave pas pak vitesh ti bashkohet Bashkimit Europian. Në BE, nuk mund të shkohet me politikë të prodhuar nga një opozitë e drejtuar nga një formacion antiamerikan, që është ngujuar në selinë e kthyer në muze pushteti. Ajo mbetet parti e pazareve dhe intrigave, derisa sulmon ambasadoren e shtetit më të madh demokratik në botë, partnerit tonë kryesor dhe stradegjik. Ajo parti, po shuhet nën diktatin dhe peshën autoritariste të njeriut  që ka provuar  dhe prodhuar gjithçka mizore ndaj lirisë, demokracisë dhe të ardhmes europiane të vendit tij.

Next Post
Trupat e vdekur të dy fëmijëve në valixhe, arrestohet 42-vjeçarja në Zelandën e re

Trupat e vdekur të dy fëmijëve në valixhe, arrestohet 42-vjeçarja në Zelandën e re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In