Piktori Gjergj Kola është vlerësuar sërish me Medalje Ari nga Muzeu i Luvrit në Paris, kësaj here për portretin e “Nënë Terezës”. Kjo figurë për Gjergj Kolën është simbol i bamirësisë dhe urtësisë njerëzore, i përsosmërisë së karakterit njerëzor, më konkretisht i figurës së nënës shqiptare. Piktori në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ka rrëfyer peripecitë që ka kaluar si mësues i thjeshtë në Shqipëri, por edhe arsyet e largimit nga ky vend, në vitin 1990.
Çmimet ndërkombëtare me të cilat jeni vlerësuar janë jo të pakta, të fundit në Norvegji apo vlerësimi me dy medalje ari në muzeun e Luvrit, çmime këto që bëjnë krenarë çdo shqiptarë.