• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muzeu Hebraik Shqiptar/ Rama: Shqipëria nga të gjitha raportet përshkruhet si streha e hebrenjve. Nëse dorëzojmë miqtë, tradhtia…!

by Java News
17/05/2022 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama gjatë prezantimit të projektit fitues për Muzeun Hebraik Shqiptar, nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”, muze që do të hapet në Vlorë dhe do të tregojë të dokumentuar historinë e rrallë shqiptare të shpëtimit të hebrenjve në vitet e errëta të Holokaustit, tha se Shqipëria nga të gjitha raportet përshkruhet si streha e hebrenjve.

“Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka zbuluar asnjë prej hebrenjve të strehuar gjatë Luftës së Dytë Botërore,” tha Rama.

Rama: Është një diskutim i gjatë ky Michael, por siç e thashë sot është një ditë e lumtur për mua pas së fundmi  u bashkove me grupin e kriminelëve të korruptuar të këtij vendi. Këtu jemi së bashku të vjedhim edhe historinë hebreje. I jam mirënjohës atyre djemve që e dinë se kush janë kriminelët.

Për sa i përket muzeut, Rama tha se shpreson që ky mos jetë i vetmi.

Rama: Nga gjërat më të munguara në gjithë hapësirën e territorit të vendit tonë, një muze i një historie të jashtëzakonshme dhe mbase i një prej faqeve më të arta të historisë së shqiptarëve. Është historia e shpëtimit të herbrenjve për të cilën në këtë vend nuk ka asnjë adresë akoma. Sot hedhim hapin e parë për krijimin e kësaj adrese. Një muze në Vlorë ku ka pasur një komunitet të rëndësishëm hebre dhe ku është mundësia të ngrihet një strukturë e tillë pikërisht në lagjen ku ishte i përqendruar komuniteti hebre i Vlorës. Uroj që ky muze të realizohet sa më parë dhe të mos jetë i vetmi, sepse kjo histori është shumë e madhe për të pasur një muze. Lidhja e shqiptarëve me hebrenjtë është shumë e posaçme për të pasur vetëm një pikë referimi në një adresë për sa i përket historisë së kësaj lidhjeje.

Rama solli në vëmendje raportin që kanë shqiptarët me miqtë.

Rama: Nëse ne dorëzojmë ata që janë miq në shtëpinë tonë, tempujt tanë do ta humbasin përfundimisht shenjtërinë e tyre. Kjo është tradhtia më e lartë që mund të bëjë shqiptari në raport me ligjin e vet. Ne e dimë shumë mirë historinë e Kanunit dhe të raportit të shqiptarit me mikun. Historia e shpëtimit të hebrenjve nuk është e rëndësishme të përmblidhet në një muze, dy apo tre, unë them dhe më shumë duhen, por thjesht për të treguar ne se sa të jashtëzakonshëm kemi qenë në atë kohë, por për t’ju treguar fëmijëve tanë se sa e rëndësishme është kjo pjesë e historisë sonë të përbashkët dhe sa e domosdoshme është që njerëzit dhe shoqëritë mos humbasin këtë sens humanizmi.

Rama u shpreh se është e rëndësishme që ky proces të çohet përpara./m.j

Next Post
Kujdes ekstrem/ Spanja miraton projektligjin: Pushim me pagesë 3 ditë në muaj për gratë që vuajnë nga dhimbjet menstruale

Kujdes ekstrem/ Spanja miraton projektligjin: Pushim me pagesë 3 ditë në muaj për gratë që vuajnë nga dhimbjet menstruale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In