• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muzeu i Biblës merr jetë në Washington

by Java News
19/11/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Libri më i shitur në botë është Bibla, por dorëshkrimi i shenjtë është interpretuar në mënyra të ndryshme nga fe të ndryshme. Të shtunën në Washington u hap një Muze i ri i Biblës, me fonde private. Ai ndodhet pranë ndërtesës së Kapitolit, në të janë ekspozuar artefakte të lashta të sjella nga shumë vende të botës, si dhe paraqitje interaktive të Biblës. Por ky muze ka ngjallur jo pak diskutime.

Nuk është për t’u çuditur, që në Muzeun e Biblës ka shumë Bibla… dhe muzikë biblike…histori të shkruara në hebraisht, madje edhe veshje të modës me dizajn me temë biblike.

Bibla është e rëndësishme, sepse ajo ndihmon të mësosh për jetën, thotë Tony Zeiss, drejtori i Muzeut.“Mëson shumë gjëra në këtë muze, por ne jemi përqendruar tek rrëfimi dhe ndikimi i historisë. Do të donim që vizitorët të angazhohen më tepër personalisht tek ky libër i mahnitshëm”, thotë drejtori i muzeut, raporton VOA.

Ai thotë se muzeu nuk ka për synim të krijojë përçarje dhe eksponatet e vendosura në disa kate të një ndërtese të madhe, janë projektuar nga më tepër se 100 studiues, të cilët përfaqësojnë pikëpamje të ndryshme. Ato janë paraqitje interaktive bashkëkohore për të edukuar njerëzit dhe për t’i zbavitur ata…

Nëpër disa eksponate madje mund edhe të ecësh nëpër një rikrijim të Nazaretit, qyteti i lindjes së Jezu Krishtit.

“Synimi është të krijohet një mjedis, në të cilin ndjen sikur je në një vend të ndryshëm, 2 mijë vjet më parë…”, thotë një punonjës i muzeut.
Muzeu është financim i Steve Green-it, nga një familje të krishterësh konservatorë evangjelistë, pronarë të kompanisë më të madhe në botë të shitjeve me pakicë të objekteve të artit, Hobby Lobby.

“Ne si familje do ta kishim të vështirë të fshihnim ato që besojmë. Ne mendojmë se rrëfimi i Biblës është i vërtetë. Por në këtë rast roli ynë është të paraqesim faktet e paraqitura nën një vështrim gazetaresk”, thotë themeluesi i muzeut.
Por muzeu ngre pikëpyetje, thotë John Fea, që e konsideron veten një të krishterë evangjelist liberal.“Pavarësisht se duan të qëndrojnë neutralë dhe objektivë ndaj Biblës, ka për të qenë tepër e vështirë, sepse dihet çfarë përfaqëson Bibla, ajo është e lidhur me një traditë të veçantë fetare dhe ka mënyrën e vet të interpretimit”, thotë profesori Fea.
Profesori i Universitetit Georgetoën, Jacques Berlinerbrau, i cili është hebre, mendon se Muzeu bart në vetvete një plan të fshehtë.

“Ideja se Muzeu nuk synon t’i konvertojë njerëzit në një fe të veçantë, që beson tek Jezu Krishti, për mua është absurde”, thotë hebreu Jacques Berlinerbrau, profesor universiteti.

John Fea thotë se hapja e Muzeut në kryeqytetin amerikan e ka një objektiv të fshehur.
“Është e vështirë ta shohësh hapjen e muzeut ndryshe nga një përpjekje për të sjellë vlerat kristiane dhe mësimet e Biblës, në këndvështrimin e protestantëve evangjelistë, si familja Greens, në qendër të jetës politike dhe kulturore të Amerikës”, thotë profesori Fea.

Në Muze ka artefakte të lashta impresionuese, disa prej të cilave të huazuara nga jashtë vendit, të tjera pjesë e koleksioneve të shumta të antikiteteve të familjes Green; disa prej tyre, rezulton se janë nxjerrë kontrabandë nga Iraku dhe më pas janë blerë pa e ditur burimin nga familja Green. Ata i konfiskuan objektet, kundrejt një gjobe prej 3 milionë dollarësh. Green i tha Zërit të Amerikës se Muzeu është i gatshëm që t’ia kthejë artefaktet vendeve që u përkasin:

“Në se ata thonë për ndonjërin nga artefaktet se është i tyri, ne pranojmë”.Zyrtarët e Muzeut po i nxisin njerëzit të shkojnë ta vizitojnë atë dhe të marrin vetë një vendim për atë çka përfaqëson ai, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Ambasadorja Schutz : Vettingu do sjellë investimet gjermane në Shqipëri

Ambasadorja gjermane: Drejtësia, prova e madhe për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

June 23, 2026
Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

June 23, 2026
“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

June 23, 2026
Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

June 23, 2026
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

June 23, 2026
“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

June 23, 2026
Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In