Persona të panjohur sot kanë dëmtuar hyrjen e Muzeut të Alfabetit në Manastir në prag të shënimit të 22 nëntorit Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Huliganët, me këtë rast kanë thyer dritaret e dyerve dhe janë vendosur mbishkrime “Vdekje për shqiptarët”, transmeton KP.
Sot Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit, do ta vizitojnë shumë delegacione nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa do të bëhet edhe hapja e dhomës përkujtimore, citohet Koha. (b.an)