• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muzaka: Unë farmacisti që i fitova 107 milion lekë Tiranës

by A R
03/02/2017 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergji Muzaka tashmë i përket Skënderbeut! Pasi fitoi gjyqin me Tiranën, futbollisti vendosi të bashkohej me kampionët deri në fund të sezonit. Në një intervistë ekskluzive për Wake Up në Top Channel, e para që pas historisë së gjyqit, ai ka folur për foton që e tregonte me përparësen e bardhë të farmacisë.

“Unë jam diplomuar për Farmaci në Fakultetin e Mjekësisë. Dhe jam duke bërë praktikën tek farmacia e një mikeshës sime, në mënyrë që të mund të marr licencën për një farmaci timen, e cila kërkon një përvojë prej tre vjetësh… Edhe fotoja që qarkulloi në rrjet, është bërë pikërisht nga kjo eskperiencë që po kaloj në banakun e një farmacie”.

I pyetur për periudhën e vështirë që sapo kaloi, Muzaka përdori një shprehje popullore, që thotë se haka shkon tek i Zoti.

“E gjitha filloi para dy vitesh; nënshkrova një kontratë me Tiranën me mendje dhe dëshirë për ta mbyllur karrierën time aty. Por së fundmi kalova një periudhë tepër të vështirë dhe të sikletshme. Si përfundim, më vjen mirë që e gjeta të drejtën time si nga aspekti institucional ashtu edhe nga mbështetja e opinionit sportiv”.

Pyetjes se si është marrëdhënia e tij aktuale me Presidentin e Tiranës, Refik Halili, ai iu përgjigj: “Është për t’u vlerësuar se çfarë ka dhënë në futboll si President, mbase jashtë futbollit mund të ishim shumë miq por fakti që kontrata na ndau do të thotë që nuk ishim në një linjë”.

Gjergji Muzaka tashmë do të jetë sërish nën urdhërat e Ilir Dajës, duke u rikthyer tek Skënderbeu, me gjasë për ta mbyllur aty karrierën. Ai është 32 vjeç dhe gjyqi me klubin e Tiranës dhe diçitura “Futbolli nuk zgjat përgjithmonë” bënë që të mendohej edhe për një varje këpucësh në gozhdë, por vetë Muzaka e ka mohuar këtë, duke lënë të nënkuptohet se farmacia mund të presë edhe për pak kohë… /b.d

Next Post
Pasi e kritikuan Trump, nuk do shpëtojnë më edhe Kardashianet

Pasi e kritikuan Trump, nuk do shpëtojnë më edhe Kardashianet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In