• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muzaka & Co rrëzojnë Partizanin, Skënderbeu merr kreun

by A R
29/10/2018 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu ka prishur mbrëmjen e të hënës rekordin pozitiv të Partizanit, që prej tetë javësh nuk provonte shijen e hidhur të disfatës, në fakt, që pas disfatës në javën e parë të pësuar pikërisht në korçë përballë bardhekuqëve. Kështu, të kuqtë janë mundur këtë të hënë në “Selman Stërmasi” me rezultatin 0-2 nga Skënderbeu. Ishte pikërisht ish-sulmuesi i të kuqëve ai që ka shënuar golin e parë të takimit në minutën e 64’, për të shkatërruar shfaqen shumë positive të Partizanit, jo vetëm në këtë përballje, por në të gjithë fazën e parë. Pikërisht atëherë kur Partizani ishte hedhur i gjithi në sulm, në kërkim të golit të barazimit, ishte Bregu ai që ka vendosur rezultatin final në shifrat 0-2. Dy gola dhe 3 pikë që nga ana tjetër i kanë dhuruar Skënderbeut kreun e klasifikimit, që tashmë në kuotën e 23 pikëve e mban me 1 pikë epërsi ndaj të kuqëve.

Supersfida  që mbylli javën e 10-të të kampionatit të Kategorisë Superiore, nuk ka zhgënjyer si në fushë, ashtu edhe në shkallët e stadiumit. Një ndeshje shumë e luftuar, mes kujdesit për të mos pësuar, por edhe dëshirës për të bërë diferencën, në të cilën Partizani është shfaqur relativisht superior, të paktën me rastet për shënim, në dispozicion. Gjithsesi, futbolli triumfon mbi të gjitha rregullat dhe ligjet matematikore. Kështu, kur kishte vetëm pak minuta pasi ishte future në fushën e lojës si zëvendësues, pas një jave me probleme fizike, ish-sulmuesi i Partizanit, Gjergji Muzaka, në të 64’ ka dërguar topin në rrjetë. Një goditje fantastike e topit fluturimthi, që ka mposhtur kapitenin e Partizanit, Alban Hoxha. Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, shtyn ekipin për të tentuar më shumë dhe rastet nuk mungojnë, sidomos me goditjet nga jashtë zone, por saktësia dhe fati në finalizim nuk janë me të kuqtë. Pikërisht kur të kuqtë ishin hedhur në sulm në kërkim të barazimit, Bregu ka shënuar golin e dytë për të sigluar edhe rezultatin final në shifrat 0-2.

Partizani-Skënderbeu 0-2

Shënues: Muzaka 64’, Bregu 90’+5

Partizani: Hoxha; Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari; Telushi, Hila, Asani, Bardhi, Mala; Mensah.

Trajner: Skënder Gega

Skënderbeu: Teqja; Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi; Demte, Dita, Guexh, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

Trajner: Orges Shehi

Arbitër: Enea Jorgji

Next Post
Ahmetaj: Nuk ka më kthim pas! Lojërat e Fatit do mbyllen

Ahmetaj: Dorëheqja e Xhafajt akt personal, posti i Ministrit të Brendshëm është i vështirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In