• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muza e akordeve tek shqiptarët e Ankonës

by Java News
10/04/2022 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andi Bica &  Beti Kumi

 Kastelfidardo ose Montefidardo , një qytezë me rrënoja para romake , ka dhe një bashkësi shqiptarësh të ardhur në mesjetë me eksodin arbëresh dhe të përfaqësuar me Kishën e Shën Gjergjit . Qyteti është i njohur në të gjithë botën për realizimin e fizarmonikës, falë zgjuarsisë së Paolo Sopranit i cili krijoi industrinë e parë italiane të fizarmonikës në vitin 1863.

Sa herë shkelim Italinë , sipas Virgjilit tokën e Hyjneshës së Bukurisë ,  nënës  së Eneas e vijimit të  Legjendës së Dardanëve të Trojës , kërkojmë edhe antikitetin e përbashkët dhe bukurinë në art. Kësaj here pjesën e shpirtit harmonik të tij e gjetëm çuditshëm në një muze të vogël pranë Ankonës.

Fizarmonika me magjinë e saj , na  përfshiu në një vallëzim real e shpirtëror si të gjithë të dashuruarit. Vetë instrumenti vertikal me taste pianoje ,  na tregoi pa fjalë , në rrugë akordesh , se është sendërtuar në fillim para thuajse 500 vjetësh ,   nga Leonardo dhe se për ta dëshmuar këtë në vitin 2011 , 30 vjet mbas krijimit të Muzeut të Saj në Kastelfidardo , mjeshtri fizarmonikëbërës , ljutai Mario Buonteggio e pasuroi atë me një instrument unik: një organo portative e konsideruar si paraardhësja e fizarmonikës, bazuar në një dizajn të Da Vinçit.

Në rajonin e Markes , në Italinë Lindore dikush na tha tek stacioni i benzinës gjatë ritit të furnizimit se mund të shohim vendlindjen e fizarmonikës. Menjëherë rendëm të ngjitnim një kodër të qëndisur në stilin e qytezave mesjetare italiane e cila dukej si një muzë e cila na ftonte me përkundjen shamibardhë të ngjiteshim si kalorës artistikë.

Hymë në Kastelfidardo në pritje për të dëgjuar muzikë që të thërret drejt lumturisë në çift.

Kërkuam më kot , po asnjë melodi nuk dëgjuam përreth qytezës. Një kompleks monumental me fizarmonika të çdo forme e përmase qëndronte në portën e vendorigjinës së instrumentit magjik.

Më në fund pas një piste akulli me patinazh për fëmijë në ajrin e festave të Fundvitit zbuluam se ku ndodhej muzeu i Fizarmonikës. Ishte një muze modest,  i fshehur brenda një ngrehine të vitit 1600 , disa katëshe neoklasike , rreth 500 metra kuadrat ,  restauruar vitet e fundit dhe njohur si Pallati i Komunës. Muzeu hapi portën për dhe dy udhëtarë misionarë të kulturës nga Shqipëria.

 

Një djalë i ri pasionant i instrumentit ,  si guidë e muzeut në recepsion , na tregoi për një traditë shekullore e cila shtrihej në më pak se dhjetë oda. Ai na shpjegoi se më 9 maj 1981 qyteti i Kastelfidardos inauguroi Muzeun Ndërkombëtar të Fizarmonikës.   Sallat e ekspozimit na intriguan për ti shëtitur një e nga një e për të kuptuar tërë atë duet tangoje të dashurisë me pasionin duke e shoqëruar me kërcim real e tinguj imagjinarë në mëndjet tona.

Emrat e Paolo Sopranit e Astor Piacolës këtyre personaliteteve botërorë të njohur e të panjohur ,  vibruan në kërcimin e ngrohtë ameriko latin nga fizarmonikat e para të njohura si harmonikat e organetot e deri tek fizarmonikat e ndërlikuara e stolisura me gurë të çmuar dhe madre perla .

U ndalëm një çast tek fundi i një korridori , në të cilën ishin ekspozuar në formën e një punishteje artizani ,  të gjitha mjetet se si realizohet një fizarmonikë , duke filluar që nga druri i zgjedhur , daltat , zdrukthet , çekiçet , tornoja e  mjetet e tjera të një instrumenti i cili duket se këndon me frymën e kraharorit të artistit.

Prekëm tej vitrinave , fizarmonikën e mbretit të tangos argjentinase Astor Piacola,  përmes shikimit ,  duke vlerësuar hirin e mbetur nga zjarret e dashurive të këtyre mjeshtrave vibrues.

Djaloshi në krye të hyrjes së muzeut na tregoi se çdo vit në Montefidardo të Ankonës zhvillohet një festival fizarmonicistësh i cili shoqërohet me ngjarje muzikore e festa të të gjithë rajonit duke ftuar vizitorë nga mbarë bota. Muzeu u ridimensionua në 29 Gushtin e vitit 2020 me sallat e reja të ekspozimit të itinerarit të ri muzeal .

Muzeu në shifra zotëron rreth 450 fizarmonika (130 të ekspozuara publikut ), 45 vepra në pikturë dhe skulpturë, 550 objekte ikonografike, 9500 partitura muzikore, 11000 regjistrime, tema diplome, libra dhe revista.

Vitet e fundit shtëpia e fizarmonikës , ishte dekoruar me piktura murale , ku ravijëzoheshin shpendë romantikë , duar si flatra , berreta artistësh muzike e ngjyra tastesh fluturake si një shpërpjestim i pezullt që të fton të njohësh këtë ishull kaq të pasur e të dritshëm të Muzikës.

Nga shtatori vitit 1985 Itinerari i muzeut të fizarmonikës ishte përmirësuar falë donacioneve të pikturave dhe skulpturave me temë fizarmonika nga Stefano Pigini, Tonino Guerra, Silvia Bugari, Marc Chagall, Steno, Rodolfo Gaspari, Peter van Wood, Renato Carosone.

Në Qershorin e vitit 1998 , “Mbreti i figurinave” Giuseppe Panini i dhuroi Muzeut të Fizarmonikës një koleksion të rëndësishëm prej rreth 80 instrumentesh.

Në këtë qytezë kaq popullore jo vetëm për italianët , u njohëm  aty pranë Muzeumit dhe me artizanin  e rekordeve Guiness dei Primati , i cili kishte ndërtuar Fizarmonikën më të madhe dhe më të vogël në botë i quajtur Xhankarlo Françenela ( Giancarlo Francenella ). Fizarmonika e realizuar në dru pishe dhe ahu ,  e lartësisë 253 centimetra  , peshon 200 kilogramë , e thellë 85 cm dhe e gjerë 150 cm dhe u mbarua në vitin 2001 , pas 2 vjet e gjysëm pune gjiganteske në heshtje. Kjo fizarmonikë pat udhëtuar nga viti 2002 në Panairet e Londrës , Frankfurtit e Peruxhias duke u njohur ndërkombtarisht. Babagjyshi real i Fizarmonikave , në pamje i ngjashëm me  mjeshtrin Xhepeto të Pinokios , vijonte tu jepte jetë jo vetëm instrumentave kaq të dashur por madje dhe kukullave për fëmijë të të gjitha moshave.

Ndoshta Çaplini gabonte kur shprehej se jeta duket e bukur në panorama,  por e trishtuar në detaj. Mbase sot në dramat botërore të njerëzimit , jeta mund të jetë më e bukur në një oaz të shpirtit njerëzor si qyteza ku shtrihet e gjallon  Muzeu Ndërkombëtar    Fizarmonikës.

 

 

 

Next Post
Macron: Lufta e nisur nga Putini i ka dhënë Aleancës një qartësi strategjike

Zgjedhjet presidenciale në Francë/ Macron drejt një mandati të dytë, ja rivalët e tij në garë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In