• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muxhahedinët në senatin e SHBA, diplomati Amerikan: Do të merrem me këtë çështje

by Java News
27/07/2023 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e muxhahedinëve në Shqipëri është diskutuar në senatin amerikan. Diplomati James O’Brien që pritet të marrë postin e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit tha se do të shqyrtoje incidentin ku humbi jetën një përfaqësues i muxhehedinëve.

James O’Brien, diplomati amerikan me përvojë për Ballkanin në vitet ’90, ka zhvilluar seancën dëgjimore ne Komisioni e Marrëdhënieve me Jashtë ne senatin amerikan. O’Brien pritet të marrë nga senati aprovimin për postin e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë

Gjatë seancës së pyetjeve, senatori demokrat Bob Menendez ngriti çështjen e kontrollit të policisë së Shqipërisë në kampin Ashraf 3 në Manzë ku strehohen anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian, (MEK).

Menendez përmendi vdekjen e njërit prej anëtarëve të kampit megjithëse pranoi që ka variante të ndryshm për rrjedhën e ngjarjeve dhe vlerësoi Shqipërinë që i ka strehuar ata, por ai shtoi se duhet garanci e vazhdueshme e sigurisë. O’Brien tha se do të shqyrtojë incidentin ku humbi jetën një përfaqësues i muxhahedinëve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Senatores Jeanne Shaheen për situatën në Bosnje, O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara ia kanë bërë të qartë udhëheqësit të serbëve të Bosnjes, Milorak Dodik se qëndrimet e tij kundër stabilitetit, janë të papranueshme dhe se do të ketë pasoja nëse nuk tërhiqet prej tyre.

Senatori Chris Murphy theksoi se do të preferonte që SHBA-të të merrnin një rol më aktiv në shtensionimin e situatës në rajon.

Nëse konfirmohet, O’Brien do të zëvendësojë ish-ndihmës Sekretaren e Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried, e cila dha dorëheqjen nga detyra në mars. Presidenti Joe Biden e emëroi zotin O’Brien në maj për postin më të lartë diplomatik për Evropën në një kohë kritike kur Rusia vazhdon luftën ndaj Ukrainës në konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Posti i ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë mbulon 50 vende që nga Britania deri në Azerbajxhan, përfshirë Ballkanin Perëndimor./euronews.al

Next Post
’29 korriku’/ Bardhi: S’është momenti për akte të tjera antistatutore. Basha të reflektojë, të mos e çojë partinë në një tjetër përplasje

'29 korriku'/ Bardhi: S'është momenti për akte të tjera antistatutore. Basha të reflektojë, të mos e çojë partinë në një tjetër përplasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjaft është mjaft!

Mjaft është mjaft!

November 14, 2026
“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

“Drejt Shqipëria 2030”- Rama vendosi edhe Koçiun si drejtuese politike të PS në Tiranë, zv/kryeministrja: Do të vijojmë punën në çdo lagje e njësi!

November 14, 2026
Ndikimi nga Balluku? Rama hedh poshtë aludimet: Ministrat i zgjedh unë, askush nuk më mban peng!

Ndikimi nga Balluku? Rama hedh poshtë aludimet: Ministrat i zgjedh unë, askush nuk më mban peng!

November 14, 2026
“Keqkuptim i qëllimshëm”- Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Spiropali e Ndreca s’mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të PS! Fakti që s’u votua i qartë, si anëtarë…

“Keqkuptim i qëllimshëm”- Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Spiropali e Ndreca s’mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të PS! Fakti që s’u votua i qartë, si anëtarë…

November 14, 2026
Pasi dogjën kosha, shkulën kangjellat dhe bllokuan rrugët e Tiranës, protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë!

Pasi dogjën kosha, shkulën kangjellat dhe bllokuan rrugët e Tiranës, protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë!

November 14, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump sinjalizon mundësinë e pezullimit të sulmeve ndaj Iranit në mungesë të provokimeve të reja!

November 14, 2026
pellumb karameta

Shqipërinë e dëmton dhuna dhe televizionet që e glorifikojnë…!

November 14, 2026
Liga e Kombeve/ Kosova bën ndeshje heroike, merr një pikë ndaj Izraelit edhe pse me një lojtar më pak!

Liga e Kombeve/ Kosova bën ndeshje heroike, merr një pikë ndaj Izraelit edhe pse me një lojtar më pak!

November 14, 2026
I hodhën në erë me tritol makinën zyrtares së Bashkisë Elbasan, shkon në 3 numri i të arrestuarve nga Policia!

I hodhën në erë me tritol makinën zyrtares së Bashkisë Elbasan, shkon në 3 numri i të arrestuarve nga Policia!

November 14, 2026
“E humba ndikimin te Putin”, Merkel: Nuk do ta kisha ndalur dot luftën

Ish-kancelarja Merkel: Pa negociatat me Putinin më 2015-ën, Ukraina nuk do ekzistonte sot! Rusët ishin shumë pranë…

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In