Një ditë pas finalizimit të operacionit të koduar “Mustang”, në kuadër të të cilit Policia e Tiranës arrestoi 7 persona për prositutucion, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka urdhëruar një hetim për publikimin e fotove të dy vajzave që prostituonin.
Ato janë fotografuar në ambjentet e policisë pas arrestimit në kushtet e flagrancës për ushtrim prostitucioni.
Disa orë pas prangosjes së tyre, fotot e vajzave qarkulluan në media.
Në lidhje me publikimin e fotove, që përbën shkelje të privatësisë dhe diskriminim, kreu i ministrisë së brendshme urdhëroi hetimin e rastit dhe zbulimin e personave që publikuan fotot e vajzave.