• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mustafi refuzon Realin: Ndihem mirë te Valencia

by Java News
16/07/2015 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i tij është përmenduar si zëvendësuesi i Sergio Ramos te Reali i Madridit, por Shkodran Mustafi, mbrojtësi me origjinë shqiptare, që ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë, aktualisht nuk mendon për “Los Blancos” pasi është i lumtur te Valencia.

23-vjeçari prej një viti është pjesë e “Los Che”, të cilët i paguan Sampodrias 8 milionë Euro për kartonin e tij, por në vetëm pak kohë Shkodran Mustafi ka arritur të lërë shenjën e tij në futbollin spanjollin duke ngjallur interesimin e dy gjigandëve të La Ligas, Realit të Madridit dhe Barcelonës. Megjithatë në një intervistë për mediat gjermane ku ndër të tjera foli edhe për suksesin e “Die Manschaft” në Kupën e Botës, talenti nga Gostivari theksoi se për momentin ndihet mirë te Valencia.

“Është e vërtetë që është folur për një interesim të Realit, kjo gjë më nderon natyrisht. Është një vlerësim i madh për atë që kam treguar unë në fushë gjatë sezonit të fundit, gjithsesi për momentin jam mirë te Valencia, jam i lumtur aty dhe dua të qëndroj te klubi nga Mestalla“,deklaroi Mustafi për portalin televiziv “Spox.com”. Sezoni i fundit dhe i pari në La Liga ishte shumë pozitiv për 23-vjecarin. Mustafi me paraqitjet e tij ndihmoi Valencian të kualifikohej në Champions League, teksa zhvilloi në total 33 ndeshje dhe realizoi 4 gola.

Next Post

FOTO/ Vazhdon moda 'nudo' në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com