• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mustafaj: Teknikisht emërimi i Cakaj është ‘ok’, por tregoi se është i paaftë e i papërgjegjshëm!

by Java News
24/01/2019 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm dhe analisti Besnik Mustafaj ka komentuar sot në News24 në rubrikën “Opinion” disa prej temave të rëndësishme të aktualitetit, duke nisur me delegimin e kompetencave të Ministrit të Jashtëm nga kryeministri Edi Rama tek Gent Cakaj.

Mustafaj tha se nga ana teknike nuk ka asnjë problem por vuri në pikëpyetje të madhe profesionalizmin e zotit Cakaj, aktualisht zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme por me kompetenca titullari. Ish-ministër në kohën e Berishës, Mustafaj tha se Cakaj me fjalimin e djeshëm tregoi se është i paaftë dhe i papërgjegjshëm.

“Ishte e pritshme. Që në momentet që Presidenti po denonconte në mënyrë publike ne kemi dëgjuar kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla i cili ka shpallur se sapo ankimimi i PS të përmbushet në Gjykatën Kushtetuese, Cakaj do bëhet edhe de jure ministër i jashtëm. Kryeministri ka qenë i vendosur në karshillëkun e tij ndaj shumicës absolute të opinionit të shqiptarëve, ndaj shumicës absolute të opinionit politik dhe presidentit, ka qenë i vendosur të çojë në vend idenë e tij. Akti i delegimit të kompetencave nuk përbën problem themelor. Ka ndodhur edhe më parë. Problemi është me dy pjesë. E para është nëse ky ministër ka kapacitetin apo jo ta bëjë realisht punën e ministrit për Evropën e Punët e Jashtme. Unë e shoh si të paaftë për ta bërë.
Edhe fjalimi ishte konfirmim i rezervave që unë dhe shumë të tjerë kemi pasur. Cakaj tha dje në fjalimin e djeshëm se priste që këtu të hiqej nami i keq dhe në fakt ia shtoi.
Ne prisnim të rendiste disa nga sfidat kryesore që ka diplomacia shqiptare. Ne kemi filluar pjesëmarrjen në trojkën e OSBE për të marrë kryesinë e OSBE. Është një gjë që bëhet për herë të parë nga shteti shqiptar.
Gjatë këtij viti dhe vitin tjetër duhet të lobojmë për vendin e përkohshëm për anëtar të KS. Ai nuk foli për asnjë nga këto, as për vendimin e KiE për Shqipërinë. Foli për integrimin rajonal, çfarë nënkupton ai. Ne nuk kemi një proces integrimi rajonal. E vetmja tezë që Cakaj tha dje dhe që nuk ka asnjë kuptim. Ai tregoi se ishte i paaftë dhe i papërgjegjshëm. Në këtë kuptim jam i shqetësuar nga ky delegim”, deklaroi Mustafaj, raporton “BalkanWeb”.
I pyetur nëse duhet të ketë takime diplomatike ku Cakaj nuk duhet të jetë, ish-ministri i Jashtëm mohoi. “Jo nuk ka. Nga ana teknike nuk ka asnjë pengesë që të jetë”, tha ai.

Mustafaj ka bërë dhe një interpretim të deklaratës së Presidentit të Republikës Ilir Meta pasi Cakaj mori detyrën nga Rama.

“Ka shumë marrëveshje që përcaktojnë se kush duhet t’i nënshkruajë. Të gjithë personat e tjerë duhet t’i nënshkruajnë me një mandat të dhënë nga Presidenti. Unë druaj se Presidenti Meta do t’i japë ndonjëherë ndonjë mandat për Cakaj. Por ka shumë pak raste”, tha ai.

Ndërkaq Mustafaj foli dhe për njohjen e shpejtë nga Shqipëria dhe Kosova të presidentit të sapozgjedhur të Venezuelës nga ana e opozitës, ndërkohë që presidenti Maduro vijon të jetë komandant i ushtrisë.

“Venezuela është aktualisht me dy koka. Ka një situatë shumë të ndërlikuar. SHBA dhe një numër vendesh demokratike e kanë njohur presidentin e zgjedhur nga opozita. Rusia ka dalë që mbështet Maduron. Venezuela, një vend i largët nga Europa është bërë një vatër e përplasjeve të dy diplomacive ndërkombëtare. Shqipëria në këtë situatë do të rreshtohej në krahë të SHBA-ve. Jam miratues. Nuk ka kalendar”, deklaroi Mustafaj.

/a.meta

Next Post
VIDEO/ Dëshmia: Jeta mu bë ferr nga burri që zhvishej dhe lakuriq para vajzës minorene

VIDEO/ Dëshmia: Jeta mu bë ferr nga burri që zhvishej dhe lakuriq para vajzës minorene

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes për Gazën/ Nga Kushner tek Witkoff, Shtëpia e Bardhë publikon emrat e anëtarëve përfaqësues të Trump

Bordi i Paqes për Gazën/ Nga Kushner tek Witkoff, Shtëpia e Bardhë publikon emrat e anëtarëve përfaqësues të Trump

January 17, 2026
18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve/ Aksidenti fatal në Durrës, Gjykata lë në burg shoferin e ‘BMW X5’

18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve/ Aksidenti fatal në Durrës, Gjykata lë në burg shoferin e ‘BMW X5’

January 17, 2026
Tiranë, u kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari/ I sekuestrohen edhe armë gjahu e sportive (EMRI)

Tiranë, u kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari/ I sekuestrohen edhe armë gjahu e sportive (EMRI)

January 17, 2026
Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

January 17, 2026
Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

January 17, 2026
Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

January 17, 2026
Sot ishte afati i fundit, mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së. Në garë janë 13 kandidatë

Kryeministrat dhe Televizioni Publik

January 17, 2026
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

Tatimet, aksion në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit/ Në ‘lupë’ kontratat e shitjes së apartamenteve dhe..

January 17, 2026
“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

January 17, 2026
“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ramës pas deklaratës për mbylljen e RTSH-së: Europa do iu mbyllë dyert!

“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ramës pas deklaratës për mbylljen e RTSH-së: Europa do iu mbyllë dyert!

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In