• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mustafaj sulmon ambasadorët: Po mbrojnë Edi Ramën! PD dhe LSI nuk duhet të uleshin me Gjiknurin

by A R
04/06/2020 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i ftuar në “News 24” deklaroi se Reforma Zgjedhore është në një fazë terminale. Ai shtoi se ambasadorët janë duke mbajtur më shumë anën e kryeministrit Edi Rama.

“Kjo është një fazë terminale në mendimin tim, sepse iu hoq “koka” e saj, që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Objektivi kryesor duhet të jetë që të mos vidhen më zgjedhjet. Administrata është totalisht politike. Ambasadorja Kim duhet të lexonte së paku raportin e ODIHR më 2019, që thoshte se administrata është e politizuar. Qeveria po përdor edhe mësuesit për zgjedhje. Fjalia “topi është në anën e Bashës” është presion publik. Nuk pajtohem me sjelljen e ambasadorëve”, tha Rama.

Besnik Mustafaj u shpreh se opozita e bashkuar nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin në Tryezën Zgjedhore, ndërsa shtoi se Rama e Basha duan të ruajnë status quo-në politike.

“Dosja e Durrësit dhe dosja e Peshkopisë vërtetojnë revanshin e qeverisë Rama për të mbajtur pushtetin. Nuk e dimë se cfarë ka lëshuar maxhoranca, por di që opozita nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin. Gjiknuri është ai që ka thënë se po të sjell disa cuna problematikë”. Shumë media botërore, edhe BILD ka botuar disa gjëra që janë të frikshme për atë që ndodh me zgjedhjet në Shqipëri. Gjiknuri duhet të ishte hetuar nga Prokuroria. Opozita për mendimin tim në kërkesat për Reformën Zgjedhre nuk ka qenë koherente, por nga ana tjetër opozita është viktimë, në tërësinë e vet. Unë besoj se nuk do ketë ndonjë rezultat. Berisha nuk thyhej nga presionet. Rama dhe Basha duan të ruajnë status quo-në.”, vlerësoi Mustafaj.

Në lidhje me qeverinë e re të Kosovës, Besnik Mustafaj tha se qeverisja e Hotit ka minimunin e legjitimitetit politik.

“Albin Kurti nuk ka dhënë ndonjë provë antiamerikanizmi. Unë besoj se Kurti, që besoj se ka të ardhme në politikën e Kosovës, duhet t’i bëjë vetes analizë dhe të rrethohet nga njerëz që të guxojnë t’i thonë jo. Unë besoj se është një qeveri me një minimum legjitimiteti, që ka vetëm 61 vota. Avdullah Hoti në fjalën si kryeministër tha se do të rimëkëmbin ekonominë, mirëpo nuk foli për luftën ndaj korrupsionit. Mos-përmendja e luftës ndaj korrupsionit tregon se kjo qeverisja, Hoti, vështirë të luftojë korruptimin”, u shpreh Mustafaj.

/a.r

Next Post
Topi: Pas 21 janarit isha si në “arrest shtëpie”, më ndiqnin edhe kur i jepja makinës

"Topi është në fushën e Lulit", ish-presidenti zbërthen deklaratën e Kim: Nuk i tha gjuaj penalltinë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com