• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mustafaj: Duel Basha- Hajdari për siglën?! Ja kush përfiton

by Java News
19/04/2019 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besnik Mustafaj deklaroi sot se kreu i PD-së Lulzim Basha duhet të jetë më i qartë për kushtet e vendosura nga opozita. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Mustafaj foli për zhvillimet në vend, ndërsa e quajti harxhim energjish e spekulim nëse do kishte një luftë për siglën e PD mes Bashës dhe Rudina Hajdarit, e cila është vendosur në krye të grupit parlamentar të krijuar në parlament nga deputetët e rinj, me të njëjtën sigël të PD. Madje ai tha se kryeministri Edi Rama do bënte gjithçka për t’ia lënë siglën Hajdarit.

“E vetmja gjë e pakuptueshme për mua është që nuk do lejojmë të zhvillohen zgjedhjet. Kjo më duket e pamundur. Në qoftë se Basha dhe PD kanë parasysh pengmarrjen nëpërmjet komisionerëve kjo nuk është e mundur sepse ligji i ka dalë para për zëvednësimin e komisionerëve. Për forma të tjera nuk jam dakord. Në statutin e PD përcaktohet qartë kush e përdor siglën. Deputetët e LSI dolën të pavarur. Do ishte spekulim, harxhim energjish, nëse fillon një luftë për siglën. Ne kemi eksperienca komike në historinë shqiptare kur Pollo krijoi PDR kur e lejuan të përdorte PD dhe një r të vogël duke krijuar konfuzion në elektorat. Nëse zonja Hajdari dhe zonja Basha do të fillojnë një përplasje mes tyre, unë parashikoj që Rama do bëj gjithçka për tia lënë siglën politike zonjës Hajdari. Kjo do ishte e pandershme, do ishte mirë të mos ndodhte”, u shpreh Mustafaj.

Sa i përket zgjedhjeve dhe plotësimit të kushteve të kërkuara nga opozita, Mustafaj tha se nëse do kishte vullnet ndryshimet mund të bëheshin edhe për dy javë.

“Nëse flasim për kohën që do t’iu duheshin ndryshimeve…Nuk i kemi shumë të qarta kushtet që ka parasysh lideri i opozitës. në parim unë di që të gjitha këto ndryshime bëhen edhe për dy javë, mjafton të ketë vullnet nga të dyja palët. Jo vetëm nga qershori në vjeshtë, por edhe nga qershori në korrik, koha është plotësisht e mundshme, vullneti ende nuk shihet”, deklaroi Mustafaj.

Sa i përket vendimit të parlamentit holandez për vizat, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha se jehona që ka bërë jo vetëm në qarqet politike por edhe ato teknike e juridike si policia e prokuroria ka rrezik që të përhapet. Ai e konsideroi të papërshtatshëm reagimin e kryeministrit.
“Ka shumë rrezik që jehona që ka pasur në qarqet politike europiane por dhe në mjediset teknike e juridike, si policia apo prokuroria ka rrezik që kjo të përhapet.
Qeveria jonë, personalisht kryeministri Rama ka bërë reagimin më të papërshtatshëm ndaj kësaj, duke e akuzuar parlamentin holandez për racizëm dhe duke përdorur një term për izolacionizëm. Çfarë izolacionizmi ka nga parlamenti i Holandës? Kemi një rast tipik ku një vend ka ndryshuar qëndrim. Ka qenë Holanda që loboi që Shqipërisë t’i hiqeshin vizat. Raporti vjen nga policia, nuk është nga një komision parlamentar. Ardhja e një raporti të tillë mbi rrezikshmërinë që paraqet krimi i organizuar shqiptar në Holandë është e madhe”, deklaroi Mustafaj.

Ai tha se angazhimi i Ramës që t’ia hedhë fajin opozitës e përkeqëson pozitën e qeverisë tek vendet europiane.

Next Post
Sezoni i ri turistik/ Klosi: Lufta kundër pisllëkut, lufta më e rëndësishme që kemi sot

Sezoni i ri turistik/ Klosi: Lufta kundër pisllëkut, lufta më e rëndësishme që kemi sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In