• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mustafaj: Basha nuk e ka bërë akoma ristrukturimin e PD

by
23/06/2015 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëri i Amerikës: Zoti Mustafaj! Cili është mendimi juaj i parë rreth zgjedhjeve vendore dhe rezultateve të tyre?

Besnik Mustafaj: Si demokrat i vjetër është një ndjenjë e hidhur për arësye të përmasave të fitores së të majtës. Por si qytetar i këtij vendi ndjehem më mirë se në zgjedhjet e mëparshme. Fushata në nivelin e qytetit dhe të kandidatëve qe një fushatë serioze dhe e qetë, që shënoi hapa të reja në dialogun politik midis kundërshtarëve, pavarësisht se për drejtuesve të partive nuk qe e tillë.

Zëri i Amerikës: Si e pritët faktin që ndërsa zgjedhjet mbaheshin për pushtet vendor, kryetarët e partive u përfshinë shumë në fushatë?

Besnik Mustafaj: Për mua ishte shenjë e papjekurisë së lidershipit dhe një dëm që ata i bënë fushatës. Të dy e spostuan dhe e kthyen në një test politik për veten e tyre, duke bërë kështu një gabim për veten e tyre. Për mendimin tim, Edi Rama bëri një fushatë shumë të keqe, sepse e para e quajti kauzë personale dhe e dyta e përdori pushtetin e tij për shantazh. Thëniet e tij të përsëritura gjatë fushatës së kush nuk voton për kandidattin e majtë nuk do të ketë ujë e drita është antidemokratike, është e rrezikshme si ligjëratë publike dhe është një diçka që duhet t’i bëjë shqiptarët të mendojnë. Basha gjithashtu e bëri kauzë personale duke folur për një “projekti Basha”. Ç‘është ky? Nuk ka projekt Basha ende në nivelin e zgjedhjeve lokale. Edhe Basha bëri një gabim, sepse si do ta faturojë tani këtë humbje të Partisë Demokratike dhe e djathta në tërësi? Të dy e dëmtuan fushatën, por nga ana tjetër pati kandidatë shumë të mirë dhe këtu do të veçoja Halim Kosovën.

Zëri i Amerikës: Ju pyetët si do të faturohet humbja në Partinë Demokratike. Ndërkohë po dëgjohen zëra kritikë ndaj kryetarit Basha.

Besnik Mustafaj: Ka vend për zëra kritikë ndaj kryetarit. Ai duhet të kuptojë tashmë se ristrukturimin e partisë nuk e ka bërë ende, siç do të duhej ta kishte bërë gjatë dy vjetëve. Tani do të ketë gjithë kohën për t’iu kushtuar partisë siçka thënë. Pra, ringritja e partisë nga humbja e thellë e 2013 nuk është bërë. Zoti Basha duhet të përcaktojë qartë profiin e liderit që dëshiron të jetë: a do të jetë një profil lideri siç e kanë shumica e partive popullore europiane. Partitë e qendrës së djathtë janë zakonisht parti me lider të fortë në qendër, si për shëmbull; partia e Merkelit, e Sarkozisë, e Berluskonit etj. Për të bërë një parti me lider ai duhet të tregojë së pari se është lider dhe të vendosë një dialog të drejtpërdrejt me të gjithë militantët, të shkojë tek ata dhe nuk ka nevojë të bëjë vetëm mitingje dhe televizion. Nuk janë kurrë militantët e partisë njerëz që mjaftohen me fjalime përmes televizionit për të njohur liderin. Ose të zgjedhë nëse do të jetë një parti institucionale e strukturuar në të gjitha nivelet. Atëherë strukturat bëhen vendim-marrëse. Ai i merr vendimet lider partie dhe nuk nuk sillet si parti me lider. Kjo fushatë dhe rezultatet tregojnë se ai në radhë të parë duhet të fitojë besimin e militantëve të partisë, që ai nuk e ka fituar ende. Pra, duhet të fillojë një dinamikë tjetër brenda Partisë Demokratike. Unë shpresoj se ai do të ketë pjekurinë t’i lexojë mirë këto rezultate.

Zëri i Amerikës: A mendoni se shpirti demokratik i qytetarëve u shpreh në këto votime?

Besnik Mustafaj: Pa asnjë diskutim. Partia Demokratike ka humbur në disa njësi vendore të administruara deri dje nga komunarë demokratë. Kjo do të thotë se ajo ka administruar keq. Por , nga ana tjetër Partia Demokratike ka fituar në disa bastione socialiste në jug dhe në veri. Pra, unë besoj se gjatë këtyre zgjedhjeve qytetarët dhanë shenja serioziteti kundrejt të dy partive të mëdha, por veçanërisht ndaj Partisë Socialiste dhe të majtës në përgjithësi.

Zëri i Amerikës: Disa analistë e shohin me shqetësim tani fitoren e madhe të Partisë Socialiste. A ekziston rreziku i abuzimit të tyre me një pushtet kaq të gjerë?

Besnik Mustafaj: Së pari fitorja e tyre është një fitore demokratike, një fitore e dhënë nga sovrani. Rrezikun e abuzimit e parandjej edhe unë. Ky rrezik lidhet me profilin e kryetarit socialist. Edi Rama është një person egocentrist, i cili do një përqëndrim sa më të madh të pushteteve në duart e tij dhe nga fillimi i jetës së tij politike dhe deri tani nuk ka dhënë provat se është një demokrat i vërtetë. Kërkohet një vigjilencë e gjithë shoqërisë, kërkohet vigjilencë e komunitetit ndërkombëtar për t’i treguar disa kufij që ai nuk mund t’i shkelë sepse është i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Zëri i Amerikës: Në këto zgjedhje hmbën shumë kandidatë që janë personalitete në komunitetet qytetare, dhe bashkë me ta duket sikur humbi qytetaria përballë politikës. Si e shihni këtë zhvillim, pra kandidatët partiakë përballë atyre qytetarë?

Besnik Mustafaj: Në dasëm nuk shahet dhëndri, thotë populli. Ata që fituan nuk do të bëj analizë për ta. Atyre iu uroj gjithë fitimtarëve ta kryejnë me nder atë detyrë. Unë do të veçoja Halim Kosovën, Ardian Turkun, Gjergj Meron, doktorin e Gjirokastrës etj. Ishin kandidatë dinjitozë për detyrat që konkurruan. Ata shënuan një cilësi të re në politikën shqiptare. Ata sollën dialogun politik në nivel lokal. U bë gjithçka që ata t’i futnin nëpër replika politike. Halim Kosva është i pari që tha unë punoj me Edi Ramën, po të fitoj. E dyta ai nuk e shau kurrë rivalin e tij, por tha “Vetëm Punë e jo Fjalë”. Fjalimin e Erjon Velisë dua ta vlerëosj me këtë rast. Ai tha se me Halim Kosovën më shumë gjëra na bashkojnë se sa na ndajnë, dhe e vlerëosi rolin e tij në fushatë. Kjo është një sjellje prej fitimtari serioz. E dyta, tha: Nuk kemi ardhur si pushtues në Tiranë. Shpresojmë se ai do të dijë ta mbajë atë fjalë që tha, por parashtrimi publik i asaj që premtoi të kryejë meriton respekt.

Next Post

FOTOLAJM/ Ndal blerjes së votës me një thes miell

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

January 13, 2026
Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

January 13, 2026
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

January 13, 2026
Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

January 13, 2026
Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

January 13, 2026
Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In