• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mustafa-Vuçiç takim të martën

by
21/04/2015 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të takohen të martën në Bruksel me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme Federica Mogherini.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pritet të marrë pjesë në takimin për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Bruksel, i njohur ndryshe edhe si “Procesi i Berlinit”.

Ndërkaq më pas, Mustafa dhe Vuçiç në takimin që do të ndërmjetësohet nga Mogherini, pritet të vazhdojnë diskutimin rreth zbatimit të deritashëm të marrëveshjeve dhe agjendën e dialogut për të ardhmen.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa për çështje të jashtme, Valon Murtezaj, ka thënë për mediat kosovare se temë qendrore e takimit pritet të jetë çështja e Telekomit.

Në këtë temë, pala nga Prishtina pret që të arrihet përfundimisht marrëveshja.

“Në fokus të këtij takimi, do të jenë bisedimet në lidhje me Telekomin. Pra, kjo është një çështje më e specifikuar. Por, gjithashtu do të ketë edhe bisedime në lidhje me temat e ardhshme apo temat e mundshme në kuadër të takimeve të ardhshme ndërmjet dy kryeministrave”, ka thënë Murtezaj.

Në anën tjetër, edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte komentuar takimin e tij të radhës me kryeministrin e Kosovës.

Sipas tij, si takimi me Mustafën ashtu edhe ai me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama nuk janë të lehta, por është zotuar se politika serbe do të ndërtohet mbi parimet e marrëveshjeve dhe jo konfrontimeve.

“Është punë e jona që të bisedojmë dhe të vijmë deri te marrëveshjet. Punë e jona është që të ndërtojmë rrugë e ura, e jo t’i rrënojmë ato. Por, Serbia gjithmonë do të ruajë shtetin dhe territorin e vetë”, ka thënë Vuçiç.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Mbytja e anijes, pranga 2 trafikantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com