• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Mustafa u rrëmbye më 14 maj, u torturua për t’i nxjerrë…’/ Hoxha: Aksion sekret, si e rrethoi policia natën shtëpinë e të “fortit”

by Java News
18/05/2021 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Endri Mustafa u gjet sot i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër. Viktima kishte qenë i dënuar më parë për plagosje. Mësohet se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba. 1 plumb e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë “Bereta” që dyshohet se është arma me të cilën është kryer vrasja si dhe 8 gëzhoja.

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh mbrëmjen e sotme në “Log” se Mustafa u rrëmbye në datë 14 maj dhe u torturua për t’i nxjerrë informacion dhe më pas u vra. E ndërsa autori ende nuk dihet, gazetari Hoxha zbuloi atë që ndodhi mbrëmë në Shkodër, ku u rrethua banesa e një të “forti” në lagjen “Kiras”, por pavarësisht tentativa të policisë nuk u hap deri në mëngjes, por nuk u gjet asgjë.

“Policia e Shkodrës ka ushtruar mbrëmë gjatë natës një operacion të zgjeruar në Kiras dhe kanë bastisur një numër banesash që shumë rrallë ka guxuar (policia) që të shkojë atje. Banesa që e kanë murin nga 4 metra dhe kanë kamera jo vetëm te shtëpia, por që ku fillon rruga. Në një nga banesat nuk është hapur, kanë hyrë në oborr dhe nuk kanë mundur të hyjnë pasi i zoti nuk e hapte derën dhe aty kanë hyrë sot kur ka zbardhur.

Është një personazh shumë i njohur në Shkodër, nuk ka foto në media, është një personazh i cili është manjak i sigurisë, nuk bën kollaj gabime dhe është shumë e vështirë ta implikosh përfshirjen e tij. Gjithë natës është mbajtur shtëpia në rrethim deri në mëngjes, madje është kontrolluar edhe banesa e Fatbardh Licit që është ekzekutuar në gushtin e 2018.

Autoritetet janë mundur ta mbajnë sekret. Dyshimet janë qenë se personi që u gjet sot në Livadhe, dyshojnë se u mbajt peng në një banesë dhe aty u kërkua të nxirrej informacion prej tij. Nuk janë gjetur prova, di që u bastis zona kryesore në Kiras, por nuk kanë gjetur prova që në këtë zonë ka ndodhur rrëmbimi dhe është mbajtur peng Endri Mustafa. Kjo ngjarje nuk do të ngelet me kaq.

Shkodra ka një karakteristikë shumë të veçantë, qytetarët nuk bashkëpunojnë me policinë për shkak të mos besimit që kanë prandaj është e vështirë të zbulosh atentate. Në Shkodër nuk kemi një përgjigje për viktimat e tre viteve të fundit, që janë edhe nip e dajë që janë rrëmbyer dhe nuk janë gjetur më kufomat e tyre”.

Zgjidhja? “Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, që për fat të keq paralajmëron vijim prandaj duhet të ketë një reagim të fuqishëm që nuk mund ta bëjë policia lokale, duhet një Task Forcë nga Tirana që ka detyrë të godasë vetëm grupet kriminale të këtij niveli, pasi grupet lokale nuk kanë mundësinë dhe kurajo”.

Por cili është autori i vrasjes? “Autori është viktima e radhës, ai që do të goditet në vijim, do ta gjejnë vetë ata, gjë që nuk është fare normale, duhet të gjejnë një zgjidhje që të qetësojnë komunitetin atje” përfundoi Hoxha.

g.kosovari

Next Post
“Demokrati e mund autokratin, por ky nuk është rasti i Bashës”

"More! E kanë mendjen tek paratë"/ Ristani 'shpërthen' ndaj deputetëve të PD-së: Ja ç’thanë për bashkëpunimin me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com