Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në ceremoninë e inaugurimit të linjës interkonjektuese 400 kilovat deri në kufirin me Shqipërinë e ka cilësuar projektin si shumë me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Këtë ai e ka bazuar mbi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve energjetike si faktor shumë i rëndësishëm për përparimin e shteteve, njofton Klan Kosova.
Nga ana e tij ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, linjën interkonjektuse me Shqipërinë e ka renditur si një nga projektet më rëndësishme në aspektin ekonomik të viteve të fundit në Kosovë. Kurse, Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjetikës dhe Industrisë së Shqipërisë ka lavdëruar punën e bërë nga ministria e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe aktorët e tjerë. Ai e ka përmendur rëndësinë që ka ndërtimi i kësaj linje për bashkëpunimin energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.