• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mustafa: Opozita po këmbëngul ta bllokojë liberalizimin e vizave

by Aalison Pearse Stevens
30/07/2016 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar opozitën se po e bllokon lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve të Kosovës.

Ai e ka quajtur të pavërtetë të madhe qëndrimin e Kosova po humb 8200 hektarë nga marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Mustafa ka akuzuar edhe ekspertët që po diskutojnë për çështjen e demarkacionit duke thënë se disa nga ta janë duke thënë se dokumentet e serbëve janë më të sakta se të shqiptarëve. Këta ai thotë se duhet të kontrollohen te mjeku.

Ky është postimi i Mustafës në Facebook:

Të dashur qytetarë

Sivjet kemi shansin e madh, që pas shtatëmbëdhjetë viteve nga shpallja e pavarësisë, të fitojmë të drejtën që edhe ne qytetarët e Kosovës të dalim nga izolimi dhe të udhëtojmë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

Në këtë proces na përkrahën vendet më të rëndësishme të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e paarsyeshme që opozita të këmbëngulë për ta uzurpuar një të drejtë themelore të qytetarëve.

Është në interes të të rinjve që ata të lëvizin pa viza në vendet e dijes dhe shkencës; në interes të bizneseve që të kontaktojnë partnerët e tyre në tregun evropian; në interes të qytetarëve që të vizitojnë familjarët e tyre; në interes të të sëmurëve që të mos presin nga gjashtë muaj para ambasadave për të shkuar për trajtim për sëmundjet për të cilat nuk gjejnë shërim në Kosovë.

Është në interes të shtetit të Kosovës që të përcaktoj sovranitetin e tij dhe të merr përkrahjen për transformim të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Të konstruktosh një të pavërtetë të madhe, se Kosova po humb 8200 hektarë, pa e dhënë edhe asnjë fakt se ku janë ata hektarë që Kosova i ka pasur me rastin e shpalljes së pavarësisë e tani po i humb, vetëm për ti bllokuar proceset e integrimeve është një grusht i madh që po i epet vendit tonë.

Ne duhet ti besojmë Komisionit shtetëror, Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, komisionit ndërkombëtar të themeluar nga Presidentja Jahjaga, duhet tu besojmë akteve mbi të cilat e shpallëm pavarësinë.

Opozita duhet të lirohet nga kompleksi që liberalizimin e vizave dhe proceset më të rëndësishme integruese po i drejton një koalicion shtetformues, sepse me metoda të dhunës , gazit lotsjellës, mollotovit nuk mund të llogarisin se do të vijnë në pushtet dhe se ata do të jenë autorët e liberalizimit të vizave.

Edhe “ekspertët-profesorët”, të cilët thonë se dokumentet e serbeve janë më të sakta se ato të shqiptarëve, vështirë se mund të na bindin se kjo është e vërtetë.

Po të ishte e vërtetë kjo, Kosovë do ta kishte ndjerë veten më mirë dhe më sigurt me Serbinë sesa e pavarur.

Para se të japin të tilla deklarata, ata meritojnë të kontrollohen te mjeku, qoftë në sektorin publik apo privat. Këto shërbime ua ofron shteti.

Kur futesh në kurthin e kauzave të rrejshme politike dhe dëshiron që ato kauza ti argumentosh “shkencërisht”, atëherë shkencës i hyn fort në hak.

Soji i këtyre “shkencëtarëve-profesorëve” dhe i atyre që kanë blerë prona me pak pare atje ku dëshirojnë ta qojnë kufirin dhe të pamundësojnë lëvizjen e lirë për ata që nuk kanë para të shëtitën me jahte por kanë nevojë të shijojnë liritë themelore që u takojnë, nuk meriton përkrahje.

Kuvendarët tanë marrin vendime me mendje racionale. Ata mund të jenë emocional, por nuk duhet të mashtrohen nga diletantët dhe profiterët. IM, citohet Koha. (b.an)

Next Post

Godet Barcelona, transferon Manxhukiçin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

VIDEO / Braçe paralajmëron tregtarët për uljen e taksave: Përfitimi t’u shkojë qytetarëve, jo në xhepat tuaj!

October 28, 2026
Frikë në Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë!

Frikë në Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In