Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është takuar ë Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë / zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Sipas një njoftimi për medie, bëhet e ditur se ai e njoftoi atë për progresin e gjithanshëm në Kosovë.
Kryeministri Mustafa theksoi përmbushjen nga ana e Kosovës të rekomandimeve dhe kritereve për liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se BE së shpejti do të marrë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet në Kosovë. Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini, tha se shpreson që dialogu i gjithëpërfshirës politik do të ndihmojë në tejkalimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës në periudhën e ardhshme.