• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mustafa Nano: Toleranca fetare marrëzi! Një katolik s’mund të martohet me myslimane

by
30/09/2015 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për gazetarin dhe analistin Mustafa Nano toleranca fetare në Shqipëri është një marrëzi pasi sipas tij një katolik nuk mund të martohet me një grua myslimane. Në një shkrim të tij për gazetën “Shqip”, Nano ka analizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Nju Jork, që fliste për përzierjen fetare të familjes së tij.

Në këtë shkrim të tij, Mustafa Nano shprehet se për të nuk ka tolerancë fetare sepse do të ishte marrëzi, por bëhet fjalë për mosbesim.

Nano thotë se një mysliman dhe një katolik s’mund të martohen kurrë, pasi ata besojnë gjëra të ndryshme.

 “Janë martesa e ortakërira mes njerëzish që i përkasin një tradite të caktuar fetare, por ata vetë nuk janë besimtarë fetarë. Po të ishin besimtarë, gjëra të tilla nuk do të ndodhnin. Nuk ka se si një katolik të martohet me një mysliman që nuk beson se Jezusi ishte biri i Zotit, se Jezusi u kryqëzua etj. Për më tepër, Kurani (2:221) ua ndalon myslimanëve të martohen me jomyslimanë. Pastaj, të dyja këto fe, ndonëse kanë gjëra të përbashkëta, në thelb e përjashtojnë njëra-tjetrën. Për besimtarët, nëse njëra është e vërtetë, tjetra është një rrenë. E prandaj, për besimtarët e vërtetë është e vështirë, më saktë e pamundur, që të martohen tok. Duhet thënë se është e vështirë të gjesh tolerantë atje ku besimi fetar është i thellë. Është e kotë ta fshehim këtë fakt. E nëse këtej nga anët tona vihet re toleranca mes njerëzve që u përkasin besimeve të ndryshme, kjo nuk duhet shpjeguar me ndonjë atribut inherent të botës shqiptare medemek tolerante. Jo, një mijë herë jo. Ne shqiptarët veç tolerantë nuk jemi.” shkruan ai

Next Post

Letra e Brahos, takim Meta-Tahiri në kryesinë e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com