• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mustafa Nano provokon: Historia e homoseksualëve shqiptarë nga Jugu në Veri

by Java News
06/12/2017 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëtarët e huaj që kanë vizituar Shqipërinë, përtej karakterit prej trimash të shqiptarëve kanë nënvizuar dhe elementë të një homoseksualiteti të fshehur, në krahina të ndryshme. Në një video të bërë publike nga UET PRESS, në bisedë me Alda Bardhylin mbi librin e tij të ri Sandwich, publicisti Mustafa Nano thotë që homofolia e fshehur është dalluar nga të huajt. Ja biseda e vidios:

Udhëtarët e huaj që kanë vizituar Shqipërinë përtej karakterit të tyre të fortë kanë nënvizuar shpesh se ata janë burra të pashëm, ose burra të bukur?

Jo vetëm Bajroni, por në përgjithësi të gjithë udhëtarët e huaj jo vetëm anglezë, por edhe francezë apo të kombësive të tjera, kanë shquar tek portretet shqiptare pamjen fizike, nuk e di pse, na kanë shquar, sepse përveç veshjes kishte elementë somatikë, të pamjes së fytyrës, së trupit, të gjithë kanë folur për një trup të hajthëm të shqiptarëve, të lehtë, pa shumë bark, për  burrat.

Ka historianë që flasin për një lloj homoseksualizmi të fshehur të shqiptarëve, sidomos në veriun e Shqipërisë?.

Eh në veri kjo është dalluar Hani, por ka edhe në jug dhe në jug është dalluar nga Çelebiu në Gjirokastër, në Elbasan sigurisht, kjo lloj hemofilie e fshehur mund të jetë dalluar edhe nga ca udhëtarë të tjerë, pastaj nga Lord Bajroni.

Në fakt një nga biografët më të mirë, shkrimtari Aleksandër Duma, nuk ngurron të tregojë që Ali Pashës nuk i pëlqente të mbante në harem vetëm femra, por edhe burra?

Dymaja nuk është se ka thënë që Ali Pasha ka qenë homoseksual, ka fol për një harem po në haremet turke atëherë ka qenë pak komplekse ka pasur edhe eunukë dhe Dymaja dhe ndoshta eunukët i ka marrë për burra të haremit.

Tek ky libër ju e thelloni më tej çështjen e konvertimit të shqiptarëve?

E kam bërë dhe tek Pax Albanica, por tek Sandwich përpiqem të bëj një shpjegim ezaurues. Me këtë çështje janë marrë shumë vetë. Janë përpjekur edhe të bëjnë një shpjegim ezaurues. Është pak vështirë të shtosh gjëra, sepse në planin akademik ka një përpjekje shteruese prej kohësh.

Por unë jam ndalur tek një gjë që më duket e veçantë, që të tjerët nuk e kanë parë të udhës, që është marrëdhënia e shqiptarëve me armët. Në ndryshim nga popujt e tjerë të Ballkanit, për të mos folur për popujt e tjerë të Europës, shqiptarët kanë një marrëdhënie erotike me armët, gati-gati lapërdhare me armët, nuk e kanë pasur serbët një gjë të tillë, nuk e kanë pasur as grekët. Në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë por edhe pak më vonë, udhëtarët që shkonin në Ballkan, shkonin gjithandej dhe nuk shihnin njerëz me armë me sup, vetëm shqiptarë me armë në sup, sidomos në pjesën e Çamërisë. Dhe kjo marrëdhënie me armën duhet marrë në konsideratë nga studiuesit dhe për ta parë si një faktor shpjegues të konvertimit, krahas faktorëve të tjerë. Në atë periudhë kush bëhej mysliman kishte të drejtë të mbante armë, madje edhe sheshit, dhe kush nuk bëhej mysliman e kishte të ndaluar të mbante edhe fshehurazi armë, sepse po të kapej me armë ishte një kundravajtje penale e rëndë dhe në këtë kuptim shqiptarët kanë preferuar më mirë, sipas meje, të konvertohen në një fe tjetër dhe të braktisin fenë e tyre të parë dhe të mos u hiqet e drejta për të mbajtur armë. Arma për ta ka qenë më e rëndësishme sesa marrëdhënia që ata kishin me fenë e tyre, edhe me fenë që ata kishin në fillim, me Krishterimin, por edhe me fenë që morën më pas. Arma ka qenë një element shumë i rëndësishëm i jetës shqiptare, i ethos së shqiptarëve, i vizionit të tij për botën dhe unë e konsideroj një faktor të rëndësishëm të konvertimit, këtë marrëdhënie të shqiptarëve me armët.

ma.me

Next Post
Rivlerësimi i shtëpive, Ahmetaj: Qytetarët kanë kursyer 250 milionë dollarë

Ahmetaj: Ish-të përndjekurit do marrin këstin e tetë 100%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In