• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mustafa Nano: Kam frikë se demokratëve do t’u duket bojkoti i 4 viteve më parë më “i suksesshëm” se sa pjesëmarrja në garë

by Java News
02/05/2023 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si ju duken këto zgjedhje?

Ashtu si u duken të gjithëve. Ngjan sikur nuk ka garë. Ngjan sikur kemi të bëjmë me një shfaqje të mërzitshme, fundin e së cilës e dimë që të gjithë. Socialistët do të fitojnë thellë, aq thellë sa dëmi i bërë prej bojkotit të Bashës katër vjet më herët do relativizohet. Kam frikë se demokratëve do t’u duket bojkoti i katër viteve më parë më “i suksesshëm” sesa pjesëmarrja në garën e 14 majit. Me sa duket, po jetojmë fillimin e fundit të Partisë Demokratike.

Pse është kjo gjendje?
Shkaqet janë disa. Më i rëndësishmi ka të bëjë me faktin që kjo parti është lënë të tërhiqet zvarrë prej interesave e ambicjeve të një njeriu të vetëm. Sikur të mos mjaftonte kjo, luajtën një rol edhe amerikanët me vendimin për ta shpallur non grata këtë njeri, gjë që demokratët nuk e kanë marrë seriozisht. Bëjnë sikur nuk e dinë se të të shpallin amerikanët non grata nuk është shaka për dikë që ka ambicje politike në një vend si Shqipëria. Të kesh këtë damkë në shpinë do të thotë të jesh i pazgjedhshëm. Sali Berisha pra është i pazgjedhshëm (unelectable). Ai është i tillë edhe për një vullnet lokal (për shumicën e shqiptarëve ai është një çështje arkivash, tanimë), por damka “non grata” e ka vulosur përfundimisht fatin e tij.

Sipas meje, amerikanët e bënë këtë ndërhyrje brutale me synime të mira, me fjalë të tjera për t’ua bërë të lehtë demokratëve ndarjen prej Berishës, që ndryshe dukej e pamundur. U dhanë atyre pra një arsye të fortë të ngriheshin kundër njeriut të prapë që u kishte mbirë në krye. Mirëpo, demokratët nuk e shfrytëzuan këtë gjë. As që kishin nevojë për një ndihmë të tillë. Madje, i bënë një lexim tjetër për tjetër ndërhyrjes amerikane.

E morën për një punë të ligë të frymëzuar nga Sorosi, McGonigal-i, apo ku di unë kush tjetër, që të gjithë medemek të vënë në lëvizje apo të blerë nga Edi Rama!!! Dhe kështu janë bërë grusht rreth Berishës. Në këtë mes bëjnë ndryshimin njerëzit e PD-së zyrtare, të cilët nuk e dimë se sa janë. Unë jam kureshtar të di se sa është numri i demokratëve të ftilluar prej vendimit amerikan, dhe mezi po i pres zgjedhjet veç për këtë gjë. Kam frikë se ka për të qenë i vogël, sidoqoftë.

Mund të thuhet se me vendimin për ta shpallur Berishën “non grata” amerikanët kanë dështuar, qoftë edhe sepse nuk kanë ditur të lexojnë e parashikojnë këtë solidaritet rreth Berishës?

Absolutisht, po. Por nuk është se dështuan vetëm ata. Dështuam edhe ne të tjerët. Personalisht, isha i sigurt se Berisha, me t’u shpallur non grata, do hiqte dorë së qeni ferrë për PD-në, në mos, do të ishin vetë demokratët që do t’i thoshin Berishës: Tani koha jote mbaroi. Por me sa duket, nuk kemi ditur t’i njohim demokratët shqiptarë. Ndoshta ende nuk i njohim. Ndoshta janë të panjohshëm.

Duhet ta shohim si faj të amerikanëve që sot nuk kemi opozitë e që, siç thatë edhe ju vetë në krye, në këto zgjedhje nuk ka garë?

Unë e shoh si faj ekskluziv të demokratëve, por edhe të gjithë atyre që i dhanë mbështetje pa kushte Berishës në betejën e tij për të mbrojtur “sovranitetin” e partisë, apo për t’u treguar vendin amerikanëve. E shoh si faj ekskluziv të të gjithë atyre që po ndjekin pa e ditur se ç’po bëjnë (apo ndoshta, duke e ditur fare mirë) këtë lojë berishiane, në një kohë që kanë pasur një zgjidhje më të lehtë: t’i thoshin Berishës të mos i bëhej havale partisë në këtë rrethanë. Mirëpo, ata e panë ndryshe këtë ngjarje. Vendimin për ta shpallur Berishën non grata e panë si një gjë në dëm të PD-së, e jo në të mirë të saj.

Një pjesë e tyre mendojnë se Berisha e ka ringjallur opozitarizmin…

Duhet të kesh sytë e Syrit ta besosh këtë gjë. Nuk ka asnjë degë ku të kapesh për t’iu mbajtur këtij pretendimi. Basha ishte ku e ku më i fortë. Ai i humbi zgjedhjet e fundit parlamentare për një qime. E filloi fushatën si humbës, por e mbylli në mënyrë spektakolare, me sondazhet që e nxirrnin vazhdimisht në rritje. Sikur fushata të kishte zgjatur edhe nja dy javë, Bashën ndoshta do ta kishim sot kryeministër. Ndërsa kjo opozitë që kemi është – përsëris – e pazgjedhshme.

Përveç kësaj, çfarë mund të quhet ringjallje e opozitarizmit? Gjuha e Berishës që vjen e pandryshuar prej vitit 1991 (çdo larje hesapesh mes bandave e banditëve e quan krim të porositur nga Edi Rama!!!)? Njerëzit që e rrethojnë, të cilët kanë përbërë në çdo kohë mbeturinat e mbetjet e PD-së, madje edhe të shoqërisë (njëri syresh s’e pati për gjë t’i thoshte dy herë një gazetari në debat e sipër: mbylle gojën se do të të rrah!!!)? Mungesa e një fytyre të re, qoftë edhe e një të vetmeje, sa për ta çmësyshur perceptimin se PD-ja është e vdekur? Aleanca e sforcuar me Metën, që krijon idenë e një gjëje të kërkuar anti amerikane?

Ç’mendim keni për garën në Tiranë?

Gara në Tiranë nuk bën ndryshim nga gara në përgjithësi. Madje, është Veliaj me fitoren në xhep që ka krijuar idenë e mungesës së garës kudo në Shqipëri. E gjitha kjo mund të lidhet edhe me faktin që Rama e Veliaj janë makina të frikshme elektorale (përcaktorin “të frikshme” ju ftoj ta merrni seriozisht e literalisht), por unë e lidh me një fakt tjetër: “shqiptarët e vlerësojnë opozitën e drejtuar nga Berisha-Meta aq keq, sa do të zgjidhnin pa e lodhur trurin t’ua rinovonin pa fund mandatin qeverisës Ramës e Veliajt”. Duket se për shumicën e shqiptarëve regjimi në të cilin po jetojmë (Rama + Veliaj i kanë shtënë të gjitha në dorë) është më pak problem sesa rrotacioni i pushtetit. Personalisht, nuk u vë faj që e shohin kështu.

Një mendim për Këlliçin.

Arma më e fortë e Këlliçit është që është “with no baggage”. Mirëpo, kjo s’vlen. S’mjafton. “With no baggage” është edhe im’atë.

Intervistoi Besmir Pula

Next Post
Udhëtimi i ëndrrave me kroçierë kthehet në tragjedi, 35-vjeçari vdes pasi i propozoi partneres për martesë

Udhëtimi i ëndrrave me kroçierë kthehet në tragjedi, 35-vjeçari vdes pasi i propozoi partneres për martesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In