• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mustafa kritikon politikanët serbë, por premton t’i lejojë votimet për ta

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Isa Mustafa ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me veprimet e qeveritarëve dhe zyrtarëve tjerë serbë. Ai ka thënë se do t’i lejojë qytetarët serbë të Kosovës të votojnë për zgjedhjet në Serbi, por e di që këta serbë do të drejtohen nga politikanët serbë se duhet të kërkojnë zgjidhje te autoritetet kosovare.

Ai ka thënë se ka një intensifikim të skemave të retorikës nacionaliste të Serbisë përball Kosovës, dhe kjo retorikë, sipas Mustafës, është boshe, transmeton Koha.net. Kosova,sipas tij, nuk ka qenë kurrë pjesë e Serbisë dhe nuk do të jetë.

“Këto ditë kemi qenë dëshmitarë të intensifikimit të skemave të retorikës nacionaliste të Serbisë karshi Kosovës. Asgjë e re. Për fatin e tyre të keq, thjeshtë dhe vetëm retorikë boshe. Sepse, Kosova, kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë e Serbisë.

Ajo është e qytetarëve të saj të lirë, të pavarur e sovranë. Që fatin e tyre e kanë lidhur me vlerat evropiane perëndimore. Vlera që nuk pranojnë hegjemoninë. Por, vlera që promovojnë diversitetin”, është shprehuar kryeministri i Kosovës.

E gjitha kjo nga Mustafa po shihet si rezultat i zgjedhjeve në Serbi.

“Dallga e retorikës serbe karshi Kosovës do të kalojë. Qytetarët kosovarë të përkatësisë etnike serbe do ta kuptojnë se qëllimi i vërtetë i asaj retorike është gara e politikanëve të Serbisë për të përfituar sa më shumë vota prej tyre.

E kur t’i marrin votat e tyre, ata do të detyrohen t’u thonë serbëve kosovarë se zgjidhjet për problemet e tyre duhet t’i kërkojnë në Prishtinë. Sepse ky do të jetë epilogu. Edhe i dialogut të Brukselit. Edhe i dialogut për përafrimin e Kosovës, por edhe Serbisë në Bashkimin Evropian”, shkruan më tej Mustafa.

Ai ka thënë se drejton një qeveri demokratike të një vendi demokratik dhe si rezultat i kësaj nuk do t’i pengojë qytetarët e saj që të shprehin vullnetin e tyre, edhe në votimin për zgjedhjet në Serbi.

Next Post

Vardy i Leicester akuzohet për sjellje të pahijshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In