Kryetari i LDK, Isa Mustafa dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndodhen në takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe po diskutohet për arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re në Kosovë.
Pak para takimit Mustafa këmbënguli se e vetmja gjë që kërkon partia e tij është ndarja e pushtetit. Sipas tij, zgjidhja që ka ofruar LDK është funksionale për arritjen e koalicionit qeverisës.
Ndërkombëtarët u detyruan të ndërhyjnë për të zgjidhur situatën, sepse ka mbetur edhe një javë deri në skadimin e afatit kushtetues për paraqitje e kabintetit përpara Kuvendit të Kosovës. /e.s/