• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Myslimanët në rritje. Në vitin 2070 do të jenë më shumë se të krishterët

by
21/05/2015 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Gjatë 35 vjëtëve të ardhshëm, feja Islame do të rrisë numrin e ndjekësve të saj më shpejt sesa çdo fe tjetër. Më saktë, do të jetë një rritje prej 73%, që do të thotë se numri i muslimanëve do të barazojë atë të të krishterëve, megjithëse këta të fundit do të jenë sërish komuniteti më i populluar.

Një mozaik botëror

Duket si një profeci e Nostradamusit, por nuk është një parashikim i një profeti për periudhën pas vitit 2050. Janë të dhënat autoritare të “Peë Research” me qendër në Uashington, e cila pas gjashtë vjet studimesh, për herë të parë ka krijuar projeksionin demografik për fetë, në rang botëror. Ky studim përmbledh bashkë, mbi 2500 sondazhe, regjistrime popullsish, të dhëna pafund për moshat, fertilitetin, vdekshmërinë, migracionet dhe konversionet më të ndryshme mes feve të të gjithë planetit.

E gjitha kjo, me një pikëpyetje jo të vogël mbi kokë: me kusht që të tendencat e viteve të ardhshme t’i provojnë këto konkluzione! Pra, në mozaikun planetar, ky do të jetë raporti mes religjioneve, me kusht që në rrjedhat e historisë të mos ndërhyjnë luftrat, uria, sëmundjet masive dhe avancimi teknologjik apo përmbysjet e mëdha politike. Gjithsesi, kjo profeci shifrore amerikane mbetet një lexim mjaft interesant, pasi ndihmon që të vërehen dinamikat gjeopolitike aktuale. Madje më mirë se në një hartë të skanuar të puseve të naftës në Gjirin Persik!

Një gjysëm-hënë pjellore

Sekreti i shpërthimit të parashikuar demografik global të Islamit, qëndron tek popullsia e re në moshë e këtij të fundit, por edhe në shkallën e lartë të lindshmërisë në nivel botëror. Përballë perspektivës së rritjes me 35% të popullsisë së botës (kur planeti të ketë 9.3 miliard banorë), kjo rritje e muslimanëve në raport me të tjerët do të jetë në nivelin e 73 përqindëve. Dhe megjithëse numri i të krishterëve do të rritet gjithashtu, sërish shpejtësia e rritjes së muslimanëve do të jetë më e madhe. Një faktor tjetër do të jetë edhe konversioni, apo ndërrimi i fesë. Llogaritet se më trendin aktual, deri në 2050 106 milion të krishterë do të jenë kthyer në muslimanë, përballë 40 milion muslimanëve të kthyer në të krishterë.

Vendi i parë

Është fakt se në tabelat e qendrës amerikane të studimeve zbulohet se barazia numerike mes muslimanëvedhe të krishterëve po afrohet me hapa të shpejtë. Madje, egziston edhe një datë virtuale, kur ajo do përmbyset në favor të muslimanëve – viti 2070. “Serbatori” kryesor njerëzor, ku po zhvillohet beteja demografike mes feve, është padyshim Afrika, me rritjen e saj të lartë të numrit të banorëve. Por për të krishterët duket se është Kina ajo që do të rezervojë një surprizë pozitive në vitet e ardhshme. Ndërkaq, për muslimanët mbetet të shihet sesa i rrezikshëm dhe masiv do të jetë kthimi në fe të krishterë.

Rrënjë të krishterë, fruta muslimane

Në kontinentin europian, analiza e “Peë” parasheh një pakicë uslimane që në vitin 2050 nuk do të jetë më e tillë, por që do të përbëjë 10% të popullsisë të Europës. Do të pakësohen ndërkaq të krishterët europianë, me njëqind milion të tillë. Duke kaluar nga 553 në 454 milionë. Do të jenë sërish shumica, por do ta kalojnë nga tre të katërtat, në dy të tretat e popullsisë së kontinentit. Me disa përjashtime, si psh në Britaninë e Madhe, në Francë apo Holandë, ku të krishterët do të zbresin poshtë pragtu të 50%, për të shkuar në raste të tilla si Bosnja apo Maqedonia, ku do të ketë shumica muslimane.

Lojtarët e tjerë

Të dhënat mbi ata që përqafojnë Islamin bien shumë në sy brenda studimit, por nuk janë të vetmet. Edhe ndjekësit e hinduizmit do të pësojnë një rritje sa ajo e të krishterëve, duke përbërë rreth një miliard e 400 milion në 2050. Në rritje do të jetë edhe numri i hebrenjve, që do të kalojnë nga 14 milion të vitit 2010, në 16.1 milion në vitin 2050. Çuditërisht do të mbeten të pandryshuara shifrat e budistëve, të cilët, ndryshe nga fetë e tjera të mëdha, nuk do të rriten në numër, ndoshta për shkak të nivelit të ulët të fertilitetit, si dhe të vjetërimit të popullsive në Kinë, Tajlandë e Japoni. Më në fund, ateistët do të jenë një kategori në rënie. Ata do të kalojnë nga 16% e popullsisë botërore në vitin 2010, në 13% në vitin 2050. Megjithatë numri i tyre absolut, si shifër, do të jetë më i lartë se i sotmi, sidomos në vende si SHBA, Franca, Zelanda e Re dhe Holandë.

Marrë nga Stefano Pitrelli, L’Huffington Post

Next Post

Të bllokosh trafikun me ... prapanicë (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In