• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Musk rrëfen “pengjet” me vajzën transgjinore që e ka mohuar, të cilën e quan komuniste

by A R
31/08/2023 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elon Musk ka rrëfyer për herë të parë ftohjen e dhimbshme me vajzën e tij transgjinore, të cilën e quan tani komuniste dhe fajëson për këtë gjë shkollën e saj të shtrenjtë që ndoqi kur ishte adoleshente.

Fëmija 19 vjeçar i miliarderit, i lindur si Xavier, vitin e kaluar ndryshoi ligjërisht gjininë në femër dhe mori emrin Vivian Jenna Wilson, për t’i kërkuar me vullnet të plotë gjykatës se nuk kishte asnjë dëshirë të kishte lidhje me kreun e Tesla.

Në një fragment nga biografia e ardhshme e Musk, që u botua së fundmi nga Wall Street Journal , autori Walter Isaacson shkruan se përçarja e miliarderit me Vivian i dhimbte atij më shumë se çdo gjë në jetën e tij që nga vdekja e foshnjes së tij të Nevada, që vdiq vetëm 10 javësh nga sindroma e “vdekjes së papritur të foshnjave”.

Shefi i X ishte treguar fillimisht i qetë kur mësoi se fëmija i tij po ndryshonte gjini, por gjërat ndryshuan kur Vivian nisi të shpaloste qëndrimet marksiste dhe deklaroi se donte të shkëpuste çdo lloj lidhje me të.

“Ajo shkonte përtej socializmit, duke qenë një komuniste e pastër dhe menduar se kushdo i pasur është i keq”, i tregoi Musk autorit, duke e fajësuar shkollën private K-12 në Santa Monica, ku shkollimi kushton deri në 50,000 dollarë në vit.

Shkrimtari zbulon se përçarja e Musk me Vivanin është pjesërisht përgjegjëse për fiksimin e vazhdueshëm të miliarderit me ideologjinë e ‘woke’, të cilën ai e sheh si një kërcënim për qytetërimin dhe e shtyu të blejë Twitter për 42 mld USD vitin e kaluar.

/a.r

Next Post
Ballkani në grupet e Conference League, Ilir Daja bën historinë

Ballkani në grupet e Conference League, Ilir Daja bën historinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com