• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mushkonjat ‘bëjnë kërdinë’/ Dezinsektimi ‘peng’ i institucioneve, Ministria e Mbrojtjes: Tenderi u pezullua, ISHP të rishikojë specifikimet teknike

by Java News
13/07/2022 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasja mes Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme dhe Institutit të Shëndetit Publik ka lënë pezull tenderin rreth 80 milionë lekësh për dezinsektimin që duhet të ishte kryer që në muajin maj. Sipas Ministrisë së Brendshme tenderi u anulua nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara që kërkoi nga ISHP rishikim të specifikimeve teknike, pasi ato të përcaktuara nuk krijojnë gjithëpërfshirje për të gjithë subjektet ofertues.

‘Është anuluar sepse duhen ribëre edhe njëherë specifikimet teknike nga ISHP. Specifikimet teknike nuk krijonin gjithëpërfshirje.’- thuhet nga Ministria e Brendshme.

Por në një intervistë për Report Tv, Instituti i Shëndetit Publik nëpërmjet entomologes, Enkelejda Dikolli, e heq përgjegjësinë nga vetja dhe thotë se zgjidhjen duhet ta japë agjencia e blerjeve të përqendruara.

‘Procesi i prokurimit të shërbimit të  dezinfektimit po kryhet në agjencinë e blerjeve të përqendruara. Është një proces në vazhdim dhe jemi në pritje të daljes së rezultatit. Procesi i dezinsektimit zakonisht fillon në fillim të sezonit, por këtë vit që ka pasur procedurë prokurimi ka pasur vonesa për arsye të kryerjes së kësaj procedure. Në programin e dezinfektimit ne synojmë kontrollin e mushkonjës në fazën larvore. Mushkonjat jetojnë 2 deri në 3 javë dhe 10-14 ditët e para të zhvillimit jetojnë nën ujë. Nëpërmjet programit ne ndërpresim daljen e mushkonjës nga uji. Ky cikël përsëritet. Nëpërmjet programit tonë, pavarësisht se në çfarë faze e fillojmë dezinfektimin, gjithmonë ndërhyjmë në fazën larvore. Procesi është duke u kryer në agjencinë e blerjeve të përqendruara, ndërsa lidhur me ankimimet apo ankesave të operatorëve ekonomik është komisioni i prokurimit publik që merret me shqyrtimin e ankesave të operatorëve ekonomik. Sigurisht me daljen e vendimit lidhur me përmbylljen e procesit të prokurimit, secili aktor do kryeje rolin që kanë që të kemi një efekt sa më të mirë të kontrollit të mushkonjave.  Roli ynë në terren është monitorues. Ne bëjmë monitorim në terren për të identifikuar vatrat aktive. Kryet trajtimi dhe më pas vlersimi i efektit të trajtimit të mbyllur. Ky është roli i ISHP’- tha Dikolli.

Por ndërsa jemi në mesin e verës dhe institucionet ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës, pasojat po i vuajnë qytetarët, pasi pickimet nga mushkonjat janë shtuar masivisht, shoqëruar me infeksione dhe pasoja të tjera. Për specialisten e ISHP vendi ynë nuk ka rrezik për përhapjen e sëmundjeve të transmetueshme nga mushkonjat.

‘Insektet gjëja e parë që japin është bezdia. Kemi dhe mushkonja që janë transmetuese të sëmundjeve të ndryshme, por nuk kemi vend për panik. Nuk kemi sëmundje të transmetuara të identifikuara në vend. Synimi jon është mbajtja e popullatës së mushkonjave në kontroll për të ulur shkallën e bezdisjes’.- u shpreh Dikolli.

Mjekja entomologe, Enkelejda Dikolli sqaron se sa u takon shqetësimeve të hasura në zonën e Orikumit, kanë ardhur nga insekte të tjera, si Ariet, të cilat nuk janë pjesë e procesit të dezinsektimit.

‘Gjatë sezonit veror ka një lloj konfuzioni sa i përket insekteve pickuese dhe të gjithë i referohen  mushkonjave, por në fakt jo të gjithë janë mushkonjave. Insekti i bardhë që ju i referoheni është një insekt i vogël, harie. Janë bezdisëse dhe pickuese. Nuk janë mushkonja. Nuk kanë të njëjtën biologji zhvillimi me mushkonjat, prandaj nuk janë subjekt dezinfektimi. Hariet, kanë pickime të dhimbshme. Bezdia që japin është e madhe. Kanë një kohëzgjatje deri në 2 jave’.- tha mjekja./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
‘Ka fituar miliona euro nga pushteti’/ Kapllanaj ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Mendon se është ende në kohën kur vinte gjoba

'Ka fituar miliona euro nga pushteti'/ Kapllanaj 'shpërthen' ndaj Berishës: Mendon se është ende në kohën kur vinte gjoba

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Skandali me dizinfektimin e mushkonjave do ti kushtoje shume turizmit shqiptar . Eshte reklame e keqe

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com