• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mushkëria e botës”, në duart e një njeriu të rrezikshëm

by Java News
01/11/2018 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

The Guardian 

Është dëshpëruese të shohësh se si për herë të parë që nga rikthimi i demokracisë në vitin 1985, brazilianët kanë zgjedhur një president të djathtë.

Jair Bolsonaro, një ish-deputet për 7 mandate dhe ish-ushtarak i lartë, përfaqëson një rrezik të qartë dhe present jo vetëm për vendin e tij, por për të gjithë planetin.

Ai e ka mbrojtur diktaturën dhe torturat, duke përmendur me shaka edhe vrasjen e kundërshtarëve të majtë. Ai është përfshirë në disa raste në denigrimin e femrave, komunitetit gei dhe minoriteteve.

Presidenti i sapozgjedhur premton se do të rikthejë rendin duke liberalizuar ligjin për mbajtjen e armëve. Kjo do t’i kushtojë disa jetë njerëzore vendit që deri tani ka regjistruar rreth 60 mijë të vrarë në një vit.

Me anë të një skeme të njohur, Bolsonaro arriti ta portretizonte veten si një kandidat antiestablishment, duke marrë mbështetjen e votuesve të lodhur nga politika e vjetër dhe krimet e dhunshme. Ka shumë arsye për të menduar se brazilianët që kanë votuar për të do të pendohen shpejt.

Programi i Bolsonaros, nëse e merr seriozisht, dhe qëndrimet e tij në lidhje me mjedisin, nëse vihen në zbatim siç janë thënë, përbëjnë një kërcënim për njerëzimin. Presidenti i ri i Brazilit e merr detyrën në janar. Ai ka në dorë atë që njihet si “mushkëria e botës”, Amazona, dhe “hambarin” e botës, savana e Cerrado-s.

Bolsonaro do të jetë ai që do të përcaktojë drejtimin që do të marrë beteja kundër ndryshimeve klimatike, të cilat janë aktualisht në një pikë kritike. Shenjat nuk janë të mira. Mendohet se njerëzimi ka 12 vjet kohë për të parandaluar destabilizimin e rrezikshëm të klimës së Tokës për shkak të mënyrës se si jetojmë.

Mënyra se si jemi sjellë me planetin ka çuar tashmë në asgjësimin e shumë kafshëve të egra, një katastrofë aq e madhe sa që kërcënon qytetërimin. Megjithatë, premtimi kryesor i z. Bolsonaro ishte të vendoste presidencën e tij pas agrokorporatave të mëdha të Brazilit.

Ai favorizon biznesin para biodiversitetit dhe bën thirrje për mënyra pro-tregut për të shfrytëzuar burimet natyrore të Brazilit, veçanërisht duke dalë kundër politikës së ruajtjes së 12% të tokës së vendit për fiset indigjene.

Presidenti i zgjedhur nga ekstremi i djathtë ka premtuar se do të dobësojë zbatimin e ligjeve mjedisore, duke kriminalizuar aktivizmin. Kjo është një paketë masash që nuk do të reformojnë modelin e kapitalizmit që dalëngadalë po e nxeh planetin, por ta turbullojë atë.

Bolsonaro thotë se nuk do të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën – ku Brazili ka caktuar objektiva ambicioze për klimën – për sa kohë që ai merr garanci se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga sovraniteti ndaj fiseve vendase apo juridiksioni ndërkombëtar mbi malet e Andeve, zona tropikale e Amazonës dhe Oqeani Atlantik.

Kjo është një kontradiktë që do të rezultojë e pamundur për t’u zgjidhur: politikat e zotit Bolsonaro do të çojnë drejt urbanizimit të zonës tropikale – në pellgun e Amazonës janë premtuar se do të ngrihen autostrada dhe diga të reja – çka e bën të pamundur që Brazili të zvogëlojë gjurmët e sasinë e prodhuar të karbonit.

Deri tani Brazili ka qenë, në ekuilibër, një forcë morale për të mirën mjedisore: duke iu rezistuar kryesisht tundimeve për të shfrytëzuar burimet e saj të mëdha natyrore për biznes e duke bërë bashkë vende të pasura dhe të varfra në bisedimet për klimën. Brazili ishte caktuar si kryesuesi i bisedimeve të ardhshme klimatike në OKB-së.

Tani, në vend që të ndihmojë, demokracia e katërt më e madhe në botë duket sikur do të bëjë një dëm të pariparueshëm.

Me një administratë amerikane që drejtohet nga skeptikë të ndryshimeve klimatike dhe Kinën që sa vjen e u largohet politika proambientale, i mbetet Europës të marrë rolin e udhëheqësit.

BE-së i duhet t’i dalë përballë Brazilit. Shpyllëzimi nxitet kryesisht nga kërkesa për tokë për të kultivuar sojë, që përdoret si ushqim për kafshët dhe eksportohet. BE-ja është investitori më i madh i huaj në Brazil.

Ekonomia më e madhe e Amerikës Latine është eksportuesi më i madh i produkteve agrikulturore në Europë. Ky është rasti që ligjet e reja europiane të garantojnë që produkte apo transaksione financiare që lidhen me BE-në të çojnë në shpyllëzimin, degradimin e pyjeve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Next Post
Ligji për Magjistratët e Kodi Rrugor, PD- LSI ‘dezertojnë’ sërish nga seanca plenare

Mazhoranca merr shumicën në KQZ, betohen dy anëtarët e rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Protestat? Gjin Gjoni e thotë hapur: PD ka kapur momentin! Qëllimi kryesor është…

October 26, 2026
“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

October 26, 2026
Cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për muajin Prill! Renditja sipas Meri Shehut

“Humbje totale ose rigjenerim”, Meri Shehu: Të mbahemi fort… kjo javë do të jetë e fuqishme për 4 shenja

October 26, 2026
Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

October 26, 2026
Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

October 26, 2026
“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

October 26, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin!

October 26, 2026
Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

October 26, 2026
OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

October 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Pas rritjes, nafta bie me 6% brenda javës, tregjet ndjekin me ankth zhvillimet në Lindjen e Mesme!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In