Drejtësia pakistaneze anuloi sot dënimin me vdekje në mungesë për ish-presidentin dhe gjeneralin Pervez Musharraf të internuar në Dubai, duke argumentuar se gjykata speciale që e dënoi atë për tradhti ishte antikushtetuese.
“Parashtrimi i ankesës, kushtetuta e gjykatës, përzgjedhja e ekipit të prokurorisë janë të paligjshme. Aktgjykimi i plotë është lënë mënjanë”, tha prokurori Ishtiaq A Khan, i cili mbrojti qeverinë pakistaneze para Gjykatës së Lartë të Lahore-s.
Prokuroria mund ta ndjekë përsëri penalisht ish-kreun e shteti, mbi të cilin rëndojnë ende disa akuza, vetëm me miratimin e qeverisë pakistaneze.
/a.r