• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Musa Ulqini: Qeveri teknike? Është sikur të kthehesh 25 vjet pas

by Java News
25/02/2017 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

INTERVISTA/ Deputeti i PS-së analizon protestën e opozitës. “Ka shumë konfuzion, pasi kërkesat ndryshojnë çdo ditë”. Ai i rekomandon PD-së, të ndjekë rrugën institucionale, atë të parlamentit

Protesta e PD-së ka hyrë në ditën e saj të shtatë. PD-ja organizoi në çadrën e ngritur para kryeministrisë një parlament të improvizuar dje, ku folën disa deputetë. Si gjithmonë, kur flitet për parlamentin, edhe pse të improvizuar, Berisha foli më shumë nga të gjithë. PD-ja është e vendosur të qëndrojë në protestë, deri në arritjen e qëllimit final, për krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhjet e 18 qershorit. Dhe bojkoti i parlamentit u verifikua edhe në seancën e sotme. Nga ana tjetër, qëndrimi i mazhorancës është krejt ndryshe: Respektimin e institucioneve për zgjidhjen e ngërçit. Mazhoranca vijon të bëjë thirrje për kthimin e opozitës në parlament.

Biseda me një nga figurat më të vjetra në Partinë Socialiste, kishte si qëllim, pikërisht, të analizonte situatën politike dhe pozicionet ku janë mbërthyer palët.

Z. Ulqini, protesta e PD hyri në ditën e saj të 7. Cili është mendimi juaj për këtë protestë?

Unë vlerësoj dhe respektoj protestuesit, por ndiej keqardhje të madhe për keqpërdorimin e saj nga drejtuesit, organizuesit. Jam dakord me çdo protestë, por në këtë rast, tjetër qëllim kanë drejtuesit e demonstratës dhe tjetër demonstruesit e thjeshtë. Pra, qëllimi i organizuesve është krejt tjetër. Unë kam respekt të madh për ata që protestojnë, është një e drejtë kushtetuese, një e drejtë legjitime, pasi, ndoshta, disa njerëz janë të pakënaqur me qeverinë me të drejtë apo me të padrejtë, për shkak të reformave (reformat janë më se të domosdoshme dhe kërkesa të kohës) , apo për arsye të tjera. Pra, protesta është diçka legjitime në një vend demokratik, siç jemi ne. Personalisht kam shumë respekt për të gjithë protestuesit, pasi ata e ndihmojnë qeverinë për të realizuar objektivat e marra, të mbajë shënim gjërat që tu përgjigjet atyre dhe, nga ana tjetër, protestat i japin energji opozitës. Por, kërkesa e opozitës për të fituar qeverinë në tryezë (e shmangin thelbin e protestës), pastaj për qeveri teknike, pastaj braktisja e parlamentit, etj., më duken pa objekt, pa strategji… Thonë të miratojmë Komisionin e Vettingut, por pasi të përjashtojnë 7 ligjet që janë miratuar. Pra, kundërshtojnë vetveten.

Faktori ndërkombëtar Raportuesi për Shqipërinë, Fleckenstein si dhe komisionari Hahn, deklaruan se janë kundër bojkotit të Parlamentit. Pra, duan që kërkesat e PD-së të zgjidhen në parlament?

Këtë e thonë dhe drejtuesit e pozitës, Rama dhe Meta që problemet që shtrojnë drejtuesit e PD-së ti sjellin në parlament, të bëhen nëpërmjet dialogut, të bëhen nëpërmjet bisedimeve, pra të adresohen në institucione. Në parlament ka një komision zgjedhjesh ku të gjitha këto probleme të diskutohen dhe të arrihet zgjidhja. Kërkesat që kanë duhet të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe në bazë të kërkesave dhe normave që ka ODHIR. Ky organizëm njihet ndërkombëtarisht si organizmi më i specializuar i zgjedhjeve, si arbitri i zgjedhjeve. Opozita nuk vjen në parlament, ata nuk vijnë në Komisionin e Reformës zgjedhore dhe janë konfuzë, pasi i ndryshojnë çdo ditë kërkesat e tyre. Pra, kjo protestë ka shumë konfuzione, ku dhe ata vetë nuk dinë çfarë bëjnë…

Cila është një ndër konfuzionet kryesore të protestës?

Së pari, zgjedhjet nuk janë zhvilluar. Pra, ata paragjykojnë zgjedhjet dhe protestojnë për diçka që nuk ka ndodhur. PS-ja bëri një protestë të ngjashme në vitin 2010, por e zhvilloi për diçka që kishte ndodhur, pavarësisht se sa të drejta dhe të padrejta ishin. Pra, ne në protestë mblodhëm njerëzit tanë për atë çka kishte ndodhur. Këta protestojnë për diçka që nuk ka ardhur ende, nuk ka ndodhur dhe nuk është bërë.

Është normale që në këtë logjikë, të kërkohet qeveri teknike?

Në vendin tonë, që tashmë është një vend demokratik, kjo gjë është kërkuar para 25 viteve. Pra, na kërkohet të kthehemi 25 vjet prapa. Pse? Atëherë kërkohej qeveria teknike, sepse nuk ishin ngritur ende institucionet kushtetuese, nuk kishte një Kod Zgjedhor të përcaktuar qartë. Sot, pas 25 viteve kemi një Kod Zgjedhor sipas standardeve më të mira i miratuar nga ODHIR-i, që është arbitri ndërkombëtar i zgjedhjeve. E para kjo, së dyti, kemi instrumentet, institucionet e ngritura zgjedhore në zbatim të Kodit Zgjedhor siç janë komisionet e nivelit të parë dhe të dytë, KZAZ-të dhe KQZ-të. Në këto komisione, si opozita ashtu dhe qeveria janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në administratën e zgjedhjeve, në të tre nivelet dhe kanë kompetenca të njëjta për ta menaxhuar apo për ta bërë procesin zgjedhor të saktë.

Pra, në këto kushte kërkesa për qeveri teknike nuk ka asnjë lloj mbështetje ligjore?

Aspak. Të kërkosh zgjedhje të parakohshme, në këto kushte, është njësoj sikur të kthehesh 25 vjet pas. Kështu funksionojnë zgjedhjet në të gjithë botën. Pra, në këto 25 vjet pasi u ngritën këto institucione në bazë të kërkesave të ODHIR-it dhe ndihmës së saj, mbi këto baza janë zhvilluar zgjedhjet. E fundit, ka një Komision Parlamentar që është ngritur për Reformën Zgjedhore, ku mazhoranca ka kaq kohë që i lutet, i bën thirrje opozitës që të marrë pjesë, se është Institucion parlamentar, ku të gjitha kërkesat duhet të jenë të ballafaquara me paketën e ODHIR-it. Edhe kryeministri Edi Rama, ka deklaruar publikisht se “çfarëdo projekti për zgjedhjet ne e mbështesim nëse do të merret miratimi i ODHIR-it dhe i OSBE-së”. Pra, për të gjitha kërkesat, votim elektronik, për numërim elektronik, për gjithçka që kërkon opozita dhe miratohet nga ODHIR-i dhe OSBE-ja, ne jemi gati që ta firmosim. Arbitri për ne është ODHIR-i, dhe jo vetëm për ne, por për të gjithë zgjedhjet kudo në botë. Ne do të ndjekim me përpikëri çdo orientim dhe udhëzim të tyre.

Free Press

Next Post
(FOTO) Mat/ FA-të ndërtojnë urën në Rukaj Bashkia falenderon Kodhelin

(FOTO) Mat/ FA-të ndërtojnë urën në Rukaj Bashkia falenderon Kodhelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In