Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në Libohovë! Karantinohen 256 krerë

Është konfirmuar vatra e parë e murtajës së Ruminantëve të vegjël në zonën e Libohovës, Gjirokastër. Burime bëjnë me dije për Report Tv se 256 krerë janë vendosur menjëherë në karantinë për të parandaluar përhapjen më tej të infeksionit.

Specialistët e shërbimit veterinar janë në terren dhe kanë nisur zbatimin e protokolleve të emergjencës, përfshirë dezinfektimin e zonës dhe mbikëqyrjen e rreptë të tufave të tjera në afërsi.

Blegtorët janë këshilluar të kufizojnë lëvizjen e bagëtive dhe të njoftojnë menjëherë për çdo rast të dyshuar.

Kujtojmë se rasti i parë i murtajës u shënua më 3 qershor në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Shkodër. Ndërkohë pas saj u konfirmuan vatra të tjera konkretisht në njësinë administrative Kastriot, Dibër dhe në Martanesh, bashkia Bulqizë, në Fushë-Krujë, Skrapar e Korçë.

Shërbimi Veterinar u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve të kufizojnë lëvizjen e deleve dhe dhive, të zbatojnë masat e higjienës dhe të informojnë menjëherë për çdo shenjë klinike të sëmundjes.

Çfarë është Murtaja e Ruminantëve të Vegjël?

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), e njohur edhe si Peste des Petits Ruminants, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kafshët e imta, kryesisht delet dhe dhitë.

Përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mes kafshëve, nëpërmjet: sekrecioneve nga hunda dhe sytë, jashtëqitjes, ajrit të kontaminuar në ambiente të mbyllura.

Simptomat tek kafshët e prekura përfshinë temperaturë e lartë, rrjedhje nga hundët dhe sytë, inflamacion në gojëm vështirësi në frymëmarrje, diarre e fortë, dobësi, mungesë oreksi.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com