• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Murtaja e 1630/ Epidemia më e tmerrshme e historisë së Bergamos, faza dy zgjati 30 vjet

by Java News
14/05/2020 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende “nuk jemi çliruar nga murtaja, sepse çdo ditë vdes dikush”, paralajmëronte Paolo Caotorta në vjeshtën e vitit 1630, kur territori i Orobit (zona e Komos dhe Bergamos) përpiqej të ringrihej pas epidemisë më të tmerrshme në historinë e saj: murtaja.

Përzierja e dëshirës për t’i rikthyer normalitetit dhe këmbëngulja e këtyre ditëve të kujton atmosferën e gushtit të atij viti, kur rrugët e qytetit, të mbuluara me “bar dhe hithra” pas muajve të tërë shkretimi, u mbushën me qytetarë që ruanin distancën, pa i dhënë dorën njëri-tjetrit, dhe mbyllja për një kohë të gjatë e berberëve kishte gjeneruar një modë të re me mjekra të gjata e flokë të çrregullt.

Në profecitë e tanishme për rimëkëmbjen e afërt, janë të panumërta referencat për stinët e rilindjes së post “luftës”, kjo me siguri sepse ato momente janë më të ndritshme se errësira që shoqëroi rihapjen e qytetit pas murtajës manzoniane.

Rikthimi qe i ngadaltë: zona ndoqi për vite me radhë masa kufizuese periodike, të urdhëruara nga autoritetet e zellshme veneciane, siç është bllokimi i kontakteve tregtare me rajone të dyshimta ose izolimi i komunave të infektuara (Lovere në 1632), dhe popullsia u detyrua të jetonte me frikën e vazhdueshme të valëve të reja të murtajës nga zonat – kantonet zvicerane në 1634, Valtellina në 1635, Comasco në 1636 – në të cilat autoritetet publike shpesh sinjalizonin për pakujdesi në përhapjen e infeksionit.

Edhe në vitin 1659, gati tridhjetë vjet pas ngjarjeve të tmerrshme, u krijua një autoritet i veçantë – të ashtuquajturit “kolaterale” – për të verifikuar zbatimin e rregullave të higjienës në dyqanet e ushqimit.

Sipas traditës italiane, pas katastrofave të murtajës, lindnin konflikte dhe akuza të ndërsjellta midis autoriteteve qendrore dhe administratorëve vendorë, si dhe hetime gjyqësore të pashmangshme, të destinuara të kurorëzojnë stinët më të larmishme të historisë së vendit: në 1632 Venecia nisi të hiqte nga detyra dhe të vinte para drejtësisë zyrtarët e dyshuar për përvetësim të padrejtë të të mirave publike dhe abuzim në dëm të qytetarëve në kohë murtaje, dhe në fakt vijuan punën e “komisionerit” të pushtetit vendor, duke inkurajuar funksionarët e lartë me origjinë veneciane të rikuperonin sa më shumë burime përmes mbledhjes të pamëshirshme të taksave dhe borxheve të vjetra.

Sot ka kërkesa të vazhdueshme për një rikuperim frenetik të aktiviteteve të prodhimit, por nuk duket se në atë kohë në Bergamo ishte puna nevoja më e ngutshme e njerëzve: fermerët që i mbijetuan infeksionit, pa dëshirë apo forcë për të punuar, preferuan të mjaftoheshin me ato pak që kishinpër të shijuar kënaqësitë e jetës, që murtaja e kishte vënë seriozisht në pikëpyetje.

Ndërsa dasmat bëheshin vazhdimisht, madje edhe mes atyre që kishin mbetur të ve, për muaj të tërë tokat mbetën të braktisura, aq sa çmimet e mallrave ushqimore u rritën në mënyrë të çmendur përgjatë vitit 1631, duke e vënë në vështirësi popullatën e qytetit.

Në të gjitha kohërat, madje edhe më dramatiket, ka gjithmonë nga ata që – mbase pa dashur – fitojnë nga situata të tilla: Marco Antonio Benaglio, në raportin e tij për ngjarjet, jo rastësisht theksonte se murtaja e vitit 1630 “i bëri shumë njerëz të mjerë e fatkeqë”, por bëri edhe “shumë të pasur”, dhe i identifikonte këta të fundit si priftërinj, që trashëgonin pasurinë e atyre që vdisnin, dhe te ata që kishin imunitet, të cilët, duke qenë në gjendje të kontaktonin me të sëmurët, ofronin kujdes kundrejt pagesave të majme.

As atëherë nuk munguan ata që, pasi i shpëtuan murtajës dhe nuk kishin asgjë për të humbur, përfituan nga situata në forma kriminale: nga vitet ’30 të shekullit të shtatëmbëdhjetë pati një rritje të krimeve, dhunës dhe vrasjeve, por mbi të gjitha të vjedhjeve, plaçkitjeve dhe grabitjeve të tregtarëve të kryera nga bandat e krimit të organizuar, të gjitha aktivitete të regjistruara me shqetësim nga kryetari i bashkisë veneciane Pietro Loredan, i cili mbërriti në qytet në gusht 1630.

Por pikërisht autoriteti më i lartë i qytetit, me konstatimin e aftësisë kriminale të shumë njerëzve, u drejtonte fjalë inkurajuese qytetarëve të Bergamos, fjalë që tingëllojnë aktuale edhe sot. / Fabio Gatti – Corriere della Sera /

Next Post
Replika në Kuvend/ Gjuzi: Ke qejf ta bësh komunizëm, mbylle… Ruçi: Atëherë s’kishte elektronikë

Replika në Kuvend/ Gjuzi: Ke qejf ta bësh komunizëm, mbylle… Ruçi: Atëherë s’kishte elektronikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

November 7, 2026
Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

November 7, 2026
Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

November 7, 2026
Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In