Kreu i LZHK Dash Shehi ka debatuar mbrëmjen e djeshme me deputetin Myslim Murrizi, sepse sipas Shehit opozita parlamentare ka votuar ligjet e Ramës në Kuvend. Murrizi nuk e ka pranuar këtë, dhe ka thënë se nuk ka votuar as vetë por as ata që ai ka ngë grupin parlamentar.
“Po sqaroj zotin Shehi se 19 deputetë të sotëm në parlament vijnë nga listat e Monika Kryemadhit. Dy kanë ik, por edhe kur ishte Monika aty bashkuan votat me PS-në.
5 nuk votuan kushtetutën se u thanë ata që janë jashtë, që kanë votuar të gjitha ligjet e qeverisë. Po të jetë për xhep, ma gjeni një deputet të kësaj opozite me gjithë ata të LSI-së brenda që nga janari kur ka rënë tërmeti dhe pastaj damllaja ka marrë katër vila, dy tek Lalzi dy tek Tegu dhe më thuaj që ky burri ka bërë flirt me këtë.
Unë jua gjej nga opozita jashtë parlamentare që ka marrë katër vila. Më gjeni ju një ose zoti Shehu. Flirti me pushtetin është me tendera dhe me përfitime”, tha Murrizi.
Shehi: Nuk merremi me atë punë ne
Murrizi: Pse nuk merresh, a është turp me u mor?
Shehi: Merremi me një gjë, që një ligj që është korruptiv…
Murrizi: Po pse po të ma japë Rama mua një vilë a do e kishe marrë
Shehi: Po lene mër burrë se nuk merremi me vila. Ne këtu po flasim seriozisht ti thu vila këtij vila atij.
Murrizi: Pse ka gjë më serioze se pasuria e paluajtshme. 1 vilë bën 1.5 milion euro.
Shehi: Kam ardh për gjëra të tjera, mos ta bëjmë rrëmujë, se duke e bërë rrëmujë nuk kupto gjë shqiptari.
Murrizi: Tendera ka marrë tendera Dash?
Shehi: As me tendera nuk merrem, merrem me një gjë tjetër që kam 5 herë në parlament dhe shikoj se si votojnë një pjesë dhe shikoj që tek ju voton gjithnjë ligjet e Edi Ramës.
Murrizi: As një ligj, Myslim Murrizi dhe ata që unë jam kryetar grupi. As Rudina As Halit Valteri.
Shehi: Votimet janë të shkrujtme.