Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi duke folur në seancën e sotme në Kuvend, kërkoi votimin e ligjit të lustracionit, për të larguar ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit në komunizëm.
Ai kërkoi që të të marri fund hipokrizia dhe lufta false politike në këtë sallë e jashtë saj duke akuzuar komunistat njëri-tjetrin si komunista dhe sigurimsat njëri tjetrin si sigurimsa
“Unë në korrik 2017, i jam drejtuar autoritetit të dosjeve dhe pas meje edhe 7 kolegë nga e majta e djathta, jo të gjithë patën këllqet e kurajo për të shkuar të marrin një certifikatë pastërtie të figurës. Kam bindjen se 80% edhe e mazhorancës, nuk i lidh gjë as me organet e inkuizicionit komunist as me diktaturën famëkeqe as me dosjen e drejtorisë së dytë, as me pseudonimet e përfolura në këtë sallë e jashtë saj nga qukapiku, rrjepsi, çorapja, fatosi, çanta, holta, bozhuri, e shumë me radhë”, u shpreh Murrizi, duke cituar disa nga pseudonimet që sipas tij fliteshin bashkëpunëtorët.
Ai e cilësoi si luftë të shqiptarëve me shqiptarët, ndërsa më tej ftoi ata deputetë që kanë dinjitet që të votojnë,
“Të çlirojmë veten nga një barrë, jashtë kësaj salle të gjithë na shohin pisët njëlloj, nga pseudonimet që dalin nga kjo foltore të gjithë kemi parë njëri tjetrin me dyshim”, deklaroi Murrizi.
/e.rr











