• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Murrizi hedh dyshime për shtetin bektashi: Po bëhet për t’u dhënë pasaporta muxhahedinëve

by A R
26/09/2024 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka zbuluar arsyet e vërteta të shtetit bektashi të projektuar nga Edi Rama. Duke folur në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e ‘Pamfletit’ në YouTube, ai tha se kjo nuk është ide që lidhet me bektashinjtë, por është dikush tjetër pas Ramës.

Murrizi shprehet se kjo lidhet me strehimin e muxhahedinëve iranianë, pasi feja e tyre është e ngjashme me atë bektashiane. Madje sipas tij, nuk është çudi që të jetë një manovër për t’u dhënë atyre pasaporta. Përfshirë dhe afganët e mbetur këtu.

“Unë them është pazar i muxhahedinëve të sjellë në Manëz dhe afganëve të sjellë nga administrata Biden. Kemi dy aksione të Ramës, një që bastisi ambasadën iraniane dhe një sherr me ndërhyrje në territorin iranian. Se ata e kanë blerë atë. Atje është mërgata e qyqeve iraniane, ose opozita iraniane që kujdeset Amerika ta mbajë te ne. Që nuk e bëri me asnjë vend tjetër ish-komunist. Nuk u dhanë dot pasaporta dhe tani i thonë hap sytë ti se shqiptarët janë leshko”, tha ai.

-Si e keni parë propozimin për krijimin e një shteti bektashi?

Nuk duhet marrë seriozisht çdo lajthitje e Ramës

-Nuk mendoni se është plan?

Plane nuk ka Rama. Nuk ka pasur kurrë plane në jetën e tij. Rama punon me çengela. Këta janë politikanë lehës me zinxhir në qafë. Kanë 34 vite që nuk guxojnë të hapin dosjet. Pastaj merret me Ballkanin e Hapur, pakte të fshehta, takon Makronin për të bërë biznes, solli Klintonin në pleqëri. Vetëm të bëjë lajm. Tha që do bëhej shef i madh i NATO. Kjo është shashkë dhe detyrim.

-Pse detyrim?

Ata që e mbësëtesin, McGonigalët, administrata e Soros, kërkojnë që Rama të kthehet në vasalitetin e tij duke qenë kokrra e hajdutit. Ka Bilain të dënuar atje që vesh me fustan. Ka çështjen McGonigal të hapur. Ka një aferë të hapur publike që do i japë Sazanin dhëndrit të Trump. Vlahutini, Luja që heshtën. Anijet e Bangladeshit. Sherri me Erdoganin për gylenistët. I vetmi që takoi në OKB ishte Erdogani dhe ai nuk vjen t’i inaugurojë xhaminë. Ky është fiks ajo që ka thënë Apollon Baçe: ‘Bëni me Shqipërinë çfarë të doni, na lini të bëjmë me shqiptarët ç’të duam’. Ky është një lëpirës. Si e shoh unë, s’ ka të bëjë me bektashinjtë shqiptarë.

-Mediat turke flasin se fshihet Izraeli…

Unë them është pazar i muxhahedinëve të sjellë në Manëz dhe afganëve të sjellë nga administrata Biden. Kemi dy aksione të Ramës, një që bastisi ambasadën iraniane dhe një sherr me ndërhyrje në territorin iranian. Se ata e kanë blerë atë. Atje është mërgata e qyqeve iraniane, ose opozita iraniane që kujdeset Amerika ta mbajë te ne. Që nuk e bëri me asnjë vend tjetër ish-komunist. Nuk u dhanë dot pasaporta dhe tani i thonë hap sytë ti se shqiptarët janë leshko.

/a.r

Next Post
Zbulohet data se kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare BE-Shqipëri

Zbulohet data se kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare BE-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

February 11, 2026
Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

February 11, 2026
Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

February 11, 2026
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

February 11, 2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In