• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muri unik 2300-vjeçar në Butrint, Auron Tare: Nuk e prishën as romakët, gotët e sllavët

by Java News
21/02/2024 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke u bazuar mbi një kronikë të Zërit të Amerikës për ndërtimet shumë kufirit të Butrintit, studiuesi Auron Tare, thotë se muri antik më shumë se 2300 vjeçar nuk u shkatërrua as nga pushtuesit romakët, gotët, hunët etj, por po shkatërrohet tani.  Tare kujton edhe një deklaratë të ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë ku deklaronte midis të tjerash se prekej vetëm një pjesë e vogël e parkut.

Reagimi i plotë:

Mbi një Kronikë te Zëri i Amerikës.

Duke pritur barbarët

Ç’po presim ne të mbledhur te ky shesh?

Barbarët do të mbërrijnë sot këtu.

Përse Senati rri pa punë sot,

Dhe senatorët ligjvënës ç’presin?

Barbarët sot që larg do të arrijnë,

Çfarë ligjesh mund të bëjnë senatorët?

Barbarët ligjet krejt do bëjnë vetë.

 

Përktheu: Ismail KADARE

Poezia e famshme e poetit grek Cavafi, duket sikur të jetë shkruar për një nga monumentet më epike në tokën shqiptare.  Murin e Demës, një vepër monumentale e ndërtuar diku më shumë se 2300 vjet të shkuara midis Sarandës së sotme dhe Butrintit Antik.  Një Mur i ndërtuar me gurë të mëdhenj sjellë nga guroret antike u ngrit pikërisht për të mbrojtur Qytetin e Butrintit. Në pikën më të ngushtë ku Liqeni i famshëm i Pelodesit Antik (Liqeni i Butrintit)  lidhej me Detin, banoret e ngritën këtë vepër monumentale ku për  2300 vjet me radhë qëndroi atje kryelartë për të ndalur hordhitë e barbarëve ndaj qytetërimit. Nuk e prishën as romakët, as hunët, as ostrogothët, gotët, sllavët, pechenegët, avarët më vonë Normanët apo edhe më vonë otomanët. Muri i Demës i rezistoi kohës duke mbërritur deri më sot i pa trazuar dhe i pa prishur nga asnjë hordhi barbare.    Për këtë arsye u përfshi në Hartën e kufijve të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Deri më sot.

Shikoni pamjet e nxjera nga Zëri i Amerikës mbi atë që po ndodh vetëm 100 metra nga ky Monument madhështor.  Për momentin mu duk sikur Zëri i Amerikës kishte ngatërruar kronikën duke treguar bombardimet në Gaza.  Po jo jo,  Zëri i Amerikës ishte i qartë. Pamjet e transmetuara tregonin se çfarë po ndodhte në Pikën e Vockël të Ministres së Kulturës Kumbaro e cila i tregoi jo vetëm kolegëve të saj Deputetë  por edhe publikut se  nuk kishte asgjë të keqe që në emër të zhvillimit të hante pak nga kufijtë e Butrintit. (siç thotë poeti barbaret i bëjnë ligjet vete)

Askush nuk foli, kolegët deputetë ulen kokën, fundi i fundit  ku ishin barbarët?  Muri i Demës kishte pritur me kot  një mori shekujsh dhe barbarët nuk ishin dukur gjëkundi. Përse i shërbente civilizimit ky Mur? E ashtu siç këndon Cavafi

Sepse ra nata dhe barbarët s’erdhën

Dhe nga kufijtë dikush mbërriti e tha:

Se asgjëkund barbarë atje s’ka.

Po vallë tani ç’do bëjmë ne pa barbarët?

fotot 1. Arkivi i Ugolinit, Museo della Civiltà Romana, Rome

/f.s

Next Post
FOTO/ Me 2 shtëpi bari në Skoci me vlerë 300 mijë paund, dënohet me 8 vite burg shqiptari

FOTO/ Me 2 shtëpi bari në Skoci me vlerë 300 mijë paund, dënohet me 8 vite burg shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

October 2, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

October 2, 2026
Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen  -

Ceuta, BE lëviz drejt një goditjeje ndaj emigrantëve. Dëbime masive dhe ndalim i azilkërkuesve

October 2, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Anti-flluska e neomarksizmit

October 2, 2026
“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

October 2, 2026
Kinematë kineze po zgjerohen drejt përvojave të reja

Kinematë kineze po zgjerohen drejt përvojave të reja

October 2, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Bozdo: Rezerva e naftës të financohet nga buxheti i shtetit, të gjitha procedurat të kenë garë dhe transparencë

October 2, 2026
VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

VIDEO/ Tensione te Ligjet, Xhelal Mziu përplaset me sekretaren: Ik shih naj punë tjetër andej matanë…

October 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Tetor 2026

October 2, 2026
Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com