• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muri i Brukselit: dështimi i konfiskimit dhe kriza e vlerave

by Zef Mazi
29/12/2025 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ambasador Zef Mazi
1.
Ursula von der Leyen u përpoq, përmes një plani të ashpër, të konfiskonte rreth 200 miliardë euro asete të shtetit rus që mbahen nga Euroclear në Belgjikë. Justifikimi ishte mbështetja e Kievit dhe vazhdimi i luftës përmes një të treti, Ukrainës. Drejtues europianë po ecin me shpejtësi në atë drejtim, në vend që të bëjnë të kundërtën. Udhëheqja europiane rreth Ursulës po e çon veten, me mjaft zell, drejt shpërbërjes. Ursula e „maskonte“ konfiskimin me „hua për reparacione“ (siç duket ajo nuk e di që reparacionet i paguan vetëm humbësi) dhe me një retorikë joligjore, duke pretenduar se nuk është konfiskim. Praktikisht, është konfiskim për t’u përdorur për të vazhduar luftën më të përgjakshme në Europë që nga Lufta e II Botërore, çka shënoi shkatërrimin e Gjermanisë naziste.
Në këtë përpjekje, për mbi dy muaj, Ursula u mbështet nga disa elita të tjera europiane që janë obsesive antiruse, si Kaja Kallas. Ajo sikur flet përçart kur thotë se marrja e parave ruse dhe kalimi i tyre në Ukrainë synon të detyrojë Moskën të negociojë përfundimin me paqe të konfliktit. Logjikë e shtrembëruar e realitetit e stilit oruellian!
Belgjika dhe disa shtete të tjera europiane ngritën dyshime shumë të thella për këtë lëvizje qafëthyese të paprecedentë. Belgjika i druhej shkatërrimit financiar nëse Rusia do të akuzonte BE-në për marrjen e paligjshme të aseteve të saj. Sipas raportimeve, Rusia e ka bërë atë hap, duke i dërguar dosjet me argumentime juridike në 12 juridiksione të ndryshme gjyqësore njëkohësisht. Hungaria dhe Sllovakia mendonin si Belgjika, se qëndrimi rusofob i Brukselit po minon çdo iniciativë diplomatike të administratës së Presidentit Trump dhe Kremlinit për të negociuar një zgjidhje paqësore.
Drejtuesit rusofobë të BE-së ushtruan presion politik jashtëzakonisht të madh ndaj qeverisë belge që ajo të nënshtrohej para atij plani. Për të bërë për vete Belgjikën, Ursula kishte formuluar disa garanci ligjore sipas të cilave çdo pasojë ligjore dhe financiare do të ndahej ndërmjet të gjithë anëtarëve të BE-së. Kjo ishte aspak bindëse për Belgjikën dhe disa të tjerë, që mendonin se kjo do të ishte vetëvrasje për Europën. Kundërshtimi i fortë parimor, juridik, ekonomik dhe politik i Kryeministrit të Belgjikës bëri që ai plan të dështojë. Ai nuk u përfshi në rendin e ditës të Samitit të BE-së më 18 dhjetor 2025. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e quajti hero kryeministrin belg! Në atë Samit, BE-ja miratoi 90 miliardë euro për Ukrainën. Duke pasur parasysh situatën tepër të zymtë në Ukrainë, ajo sasi parash nuk do të jetë e mjaftueshme më gjatë se fillimi i pranverës, sipas ekonomistëve.
Në një konflikt të humbur, pala humbëse nuk vendos kushte. Kurse „elitat“ drejtuese në Europë sot duan që “të vazhdojë lufta deri në ukrainasin e fundit”, sepse ata nuk i kanë çuar fëmijët e tyre në atë luftë! Sa më fort përqafohen e buzëqeshin, aq më e madhe është hipokrizia! Të kërkosh paqe nënkupton “bashkëfajësi” në këtë luftë. Kjo do të ishte politikisht shkatërruese për luftënxitësit. Për të mbuluar këtë ndërmarrje katastrofale dhe gënjeshtrat, detyrohen të mbajnë gjallë farsën e “mbrojtjes së Ukrainës”, edhe pse e dinë që është e pambrojtshme.
2.
Mësohet se realiteti i konfiskimit të aseteve ruse është për blerjen e armëve, aq sa në Samitin e 18 dhjetorit 2025, Europa dhe Ursula u bënë qesharakë në kokëfortësinë dhe linjën e tyre! SHBA-ja ka të drejtë kur thotë se nëse vazhdohet kështu, në Europë dhe në Gjermani në veçanti, punët do të shkojnë keq. Politikat e BE-së dhe të Ursulës po e radikalizojnë popullsinë gjermane dhe atë të vendeve të tjera të bllokut. Protesta të mëdha e të dhunshme po ndodhin në shumë vende, por mediat qeveritare nuk i pasqyrojnë. BE-ja është bërë një institucion i rëndë, i komplikuar, i paefektshëm, me strukturë hierarkike totalitare-autoritare, që duket se ka humbur vlerat e saj demokratike, ku liria e fjalës dhe liria e shtypit janë zbehur krejtësisht.
Në vend që të fokusohen te diplomacia dhe prosperiteti ekonomik, elitat europiane e kanë çuar veten në pikën që të mos pëlqehen nga popullsia për shkak të politikave të tyre të çoroditura. BE-ja është kthyer në një bllok të izoluar, jo më mik i SHBA-së, jo më mik i Kinës, me një politikë kundër Rusisë. Administrata e Trumpit përpiloi një plan paqeje me 28 pika dhe ia paraqiti Rusisë. Edhe në rast se Rusia nuk mund t’i përmbushë të gjitha kushtet, së paku po bëhen përpjekje nga Amerika dhe Rusia. Përballë kësaj, politikanët e BE-së hartojnë një plan tjetër me 20 pika, si e si të pengojnë të parin. Në këtë pikë ka mbërritur Europa: ka politikanë të radikalizuar, luftënxitës dhe inkompetentë, të cilët nuk skuqen kur nxisin vazhdimin e luftës dhe ndërkohë flasin për paqe, transparencë ose demokraci.
3.
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së, më 15 dhjetor 2025, sanksionoi 59 individë nga vende të ndryshme me pretendimin se kishin marrë pjesë në “veprimtari destabilizuese të Rusisë”; ata janë subjekt i „masave restriktive“. U janë bllokuar të gjitha fondet, llogaritë dhe burimet financiare. Ata nuk lejohen të hyjnë në Europë dhe nëse dalin, nuk mund të kthehen më, as të tranzitojnë përmes BE-së. Nuk mund të paguajnë as qiratë e shtëpive të tyre e nuk kanë të holla as për të blerë bukë. Qytetarëve dhe bizneseve të BE-së u ndalohet t’u japin fonde ose burime ekonomike, qoftë direkt apo indirekt.
Lista e fundit e sanksioneve përfshin edhe kolonelin zviceran në pension, Jacques Baud. Baud është analist ushtarak i mirënjohur dhe me reputacion ndërkombëtar, i cili ka botuar një numër librash. Ai ka qenë anëtar i Shërbimit Strategjik të Inteligjencës zvicerane, ka punuar në NATO dhe në OKB, dhe sot jeton në Bruksel. Sipas shkencëtarit politik norvegjez, Glenn Diesen, „sipas mendësisë së BE-së, çdo gjë që nuk përkrah luftën, është antiukrainase”.
Baud akuzohet se përhap ‚propagandë ruse‘ dhe BE-ja e justifikon këtë me pretendimin se Baud ka thënë që Ukraina ‚orkestroi pushtimin e saj për t’u futur në NATO‘. Në realitet, krimi i Baud, thotë Diesen, është se ai citoi ish-këshilltarin e lartë të Zelenskyt, Oleksiy Arestovych, i cili në një intervistë në vitin 2019 argumentoi se kërcënimi i zgjerimit të NATO-s do të provokonte një invazion rus: ‚me probabilitet 99.9 për qind, çmimi ynë për futjen në NATO është një luftë e madhe me Rusinë‘. BE-ja nuk ka kundërargumente ndaj kolonel Baud, vetëm sanksione… “Liria e fjalës vdes gradualisht“, përfundon Diesen.
E njëjta gjë është bërë ndaj gazetarit gjerman, Huseyin Dogru, i sanksionuar bashkë me të shoqen. Dogru nuk mund të bëjë asnjë veprim bankar. Bankat, pas vendimit politik të BE-së për të sanksionuar individë jashtë çdo kuadri ligjor, e çojnë situatën edhe më në ekstrem sepse duan të jenë në linjë me politikën, duke vërtetuar sesa “të pavarura” janë institucionalisht!
Europarlamentarët Michael von der Schulenburg dhe Ruth Firmenich kërkuan një opinion ligjor për sanksionet. Opinioni ligjor identifikoi një numër shkeljesh të ligjit të BE-së në regjimin e sanksioneve kundër individëve. Ekspertët ligjorë kritikojnë se sanksionet nuk janë të kufizuara në rastet ku „është e dukshme se informacioni është dezinformim“. Gjithashtu, shënohet se nuk ka pasur seancë dëgjimore me individët para se të imponoheshin sanksionet. Për pasojë, sanksionet shkelin disa nene të Kartës së Drejtave Themelore. Vendimet që merren në kuadër të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së nuk mund të sfidohen nga Parlamenti Europian para Gjykatës Europiane të Drejtësisë, sepse kjo është e ndaluar me Traktatin e BE-së.
Sipas një dokumenti të Këshillit, sanksionet kanë si objektiv individë “përgjegjës për politika dhe masa mbi të cilat BE-ja do të ketë ndikim”. Ai dokument thotë më tej se sanksionet “nuk janë masa ndëshkuese”, por synojnë të ndryshojnë sjelljet e atyre që preken. Vendimi i Këshillit Europian i datës 28 nëntor 2022 e konsideron “shkeljen e masave restriktive” si “vepër penale të BE-së” (EU criminal offense). Kjo parandalon që sanksionet të zbatohen në shkallë të ndryshme në shtetet anëtare. Më 22 prill 2024, Këshilli miratoi rregulla të reja për të siguruar që shkeljet janë të dënueshme. Një situatë që flet vetë.

Next Post
“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

Comments 1

  1. ppa says:
    14 hours ago

    Me cudit fakti qe ne c’menyre E.Rama e zgjodhi kete antieuropian te drejtonte procedurat e aderimit te Shqiperise ne BE 1? E bukura eshte se e genjen vetja kur perpiqet te argumentoj idete e tij me brockullotje disa faqeshe!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com