• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muret e Ilirit, dhe ngrehina e LSI-së

by Artur Ajazi
04/02/2021 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Në vazhdën e dekorimeve dhe titujve të nderit që ka nisur të japë kreu i shtetit (njëherësh dhe kreu i LSI-së) Ilir Meta, është edhe ai për Ylli Bodinakun, personi që me “Skodën” e tij çau murin e ambasadës duke i hapur rrugën migracionit të 2 Korrikut 1990. Por nuk qëndron këtu e veçanta, por tek aludimet e vazhdueshme të Ilirit me “mure të prishura, gardhiqe të shkatërruara” dhe me “përmbysje të regjimit”. Cilit regjim, atij demokratik, sepse gjithë bota e di se, Shqipëria ka 30 vjet që ka përmbysur sistemin komunist dhe ka vendosur rendin demokratik.

Por Iliri nuk dëgjon dhe nuk ka ndërmend të ndalet në qorrsokakun e tij, dhe pas çdo dekorimi dhe titulli që jep, reciton edhe ndonjë “romuz” për të goditur qeverinë, kryeministrin apo dhe Partinë Socialiste. Duke dekoruar Avni Rustemin, aludon me “Esad Pashën e ditëve të sotme”, duke dekoruar Çerçiz Topullin aludon me “Bimbashin e Tiranës”, duke dekoruar shoferin e “Skodës” së 2 Korrikut, aludon me “prishje të mureve të sotme të këtij regjimi”.

Nuk mund ta kuptosh se me cilin kryetar shteti ke të bësh, me Ilirin kryetar LSI-je, apo me një tjetër që nuk la njeri pa dekoruar dhe pastaj “ankohet” se “presidentin e kanë lënë pa kompetenca”. Nuk mund të deshifrosh dhe të ndash Ilirin president nga Iliri kryetar opozite, dhe ky është një problem i madh për vetë atë. Shqipëria tanimë ka 2 vjet e gjysëm, që nuk ka president, por thjesht një zyrtar që ndan dupje medaljesh dhe dekoratash. Ai flet prej 2 vite e gjysëm vetëm për përmbysjen e Edi Ramës, për “qeveri të krimit dhe korrupsionit”, njëlloj sikur të ishte Sali Berisha dora vetë. Ai ka arritur deri atje, sa të ç’montojë psiqikën e tij, dhe të bëjë thirrje të hapur për “marrjen e armëve dhe ngritjen e popullit në këmbë dhe për prerje duarsh”.Fjalori dhe xhestikulacionet e tij në daljet para mediave, thirrjet e tij të dëshpëruara për të përmbysur “regjimin e tiranisë”, apo dhe pozicionimi banal në krah të Sali Berishës (të cilit i ka një borxh të vjetër) vetëm sa kanë rritur ndjeshëm numrin e mbështetësve të Edi Ramës.

Ai nuk mund të kapërdijë fitoret e Edit, nuk mund të pranojë sukseset e Edit, dhe nuk mund të durojë edhe një mandat të ri qeverisës nga Edi Rama. Ilir Meta e ka parashikuar fatin e tij, qysh ditën kur doli në bulevard me flamujt amerikanë, duke shkelur Kushtetutën, dhe duke u bërë objekti i kritikave nga Departamenti i Shtetit.

Ai e kishte llogaritur gabim faktin se “ulja në gjunjë dhe puthja e flamurit kuq e zi, apo dhe tundja e atij amerikan”, do ti jepte krahë dhe mbështetje nga ndërkombëtarët për të mposhtur Edi Ramën. Duke qenë i shkurtër në trup dhe mëndje, duket se Ilir Meta nuk e kishte llogaritur se partia e tij do të “ikte për skrap” një ditë të bukur, dhe se “bojaxhiu” Lulzim do të ishte “armiku” që kurrë nuk e ka dashur. “Muret që duhen shembur” dhe ngrehina e LSI-së, janë ankthi që po e shoqëron Ilirin në këto 2-3 muaj para zgjedhjeve.

Ai nuk mund ta ringrejë më partinë që e deshi aq shumë, partinë që shpresonte aq shumë ta bënte pas 25 Prillit “faktor për qeverisjen e re”. Ilir Meta ka mbetur brënda “mureve dhe ngrehinës” që ngriti me para pushteti, ndaj nuk mjaftojnë më, as thirrjet dhe as shpresa e tij e fundit , se “Rama do të përmbyset me forcë” edhe kur të fitojë zgjedhjet me votën e lirë të shqiptarëve.

Next Post
Rama poston spotin e Bashës kundër tij dhe ka një përgjigje epike

Fotot/ Interesi i qytetarëve, Rama audiencë 20 herë më të lartë se Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In