• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muralet e Mlladiç e Mihailoviç në Beograd mbulohen sërish me ngjyrë/ Hiqen flamujt e Serbisë

by Java News
20/12/2021 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup i personave të panjohur kanë hedhur ngjyrë mbi muralin kushtuar kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç që është vendosur në Beograd.

Murali, që ka pesë muaj që është vendosur në fasadën e një ndërtese në qendër të Beogradit, mëngjesin e 20 dhjetorit u pa se ishte lyer me ngjyrë të zezë. Po ashtu ishin hequr edhe flamujt të Serbisë, që kishin qenë të vendosur pranë muralit.

Ngjyrë është hedhur edhe mbi muralin kushtuar komandantit çetnik në Luftën e Dytë Botërore, Drazha Milhailloviç, që gjendet pranë muralit të Mlladiçit.

Personat që kanë hedhur ngjyrë ndaj muraleve nuk kanë lënë ndonjë mesazh.

Që prej se autorë të panjohur pikturuan portretin e Mlladiçit në korrik të këtij viti, i njëjti është ngjyrosur disa herë, por sërish brenda orësh është kthyer në gjendjen origjinale. Kjo për faktin se murali është punuar me një llak të veçantë që mundëson që të pastrohet lehtë.

Përveç kësaj, grupe të krahut të djathtë janë organizuar dhe e kanë ruajtur muralin.

Komuna Vraçarit në Beograd, në territorin e së cilës gjendet ndërtesa ku është pikturuar murali i Mlladiçit, tha më 9 dhjetor se në përputhje me rregulloret në fuqi dhe me kërkesën e qiramarrësve të ndërtesës, e ka hequr muralin e Mlladiçit. Megjithatë, murali u rikthye për më pak se gjysmë orë.

Organizata Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut u përpoq që ta hiqte muralin e Mlladiçit më 9 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare kundër Fashizmit, por u pengua nga policia, e cila tha se ka mundësi që të ketë përplasje ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të protestës së thirrur po atë ditë.

Mlladiç, ish-komandant i ushtrisë serbe të Bosnjës, është dënuar nga Gjykata në Hagë me burgim të përjetshëm.

Ai është shpallur fajtor për gjenocid në Srebrenicë, persekutim, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, nga viti 1992 deri më 1995./REL

g.kosovari

Next Post
Bardhi lexon emrat e delegatëve të Kuvendit të 18 Dhjetorit: Po bëjmë transparencë!

Bardhi lexon emrat e delegatëve të Kuvendit të 18 Dhjetorit: Po bëjmë transparencë!

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In